PD i kthen 'reston' Xhaçkës, e padit në SPAK! Ish-deputetët: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale! Ja sa vjet burg rrezikon ministrja

Partia Demokratike i kthen 'reston' ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit i ka paditur në gjykatë për shpifje, duke iu referuar këtu akuzave të opozitës për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.

Edhe PD dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër ministres së Mbrojtjes dhe autoriteteve ushtarake, me pretendimin se kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

 Në kallëzim, PD thotë se fluturimet dhe aktivitetet elektorale të PS në Dibër janë në të njëjtën ditë, dhe sipas saj ministrja ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore.

Për secilën nga shkeljet e ligjit, sipas PD, Kodi Penal parashikon përkatësisht deri në 7 dhe deri më 3 vjet burg.  Në kallëzimin penal, të dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje sipas tyre, për shkeljen e ligjit nga ministrja e Mbrojtjes.

 “Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid", u shpreh Albana Vokshi.

Përveç Ministres së Mbrojtjes, në kallëzim penal PD implikon edhe Komandantin e Forcave Ajrore.

“Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat perkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik”, u shpreh Gent Strazimiri.

Kallezimi i PD


Lajmi kryesor:

Akuzat për përdorimin e helikopterëve të FA për fushatë zgjedhore/ Ministrja Xhaçka çon në Prokurori Gjunkshin, Vokshin dhe Strazimirin! PD i përgjigjet me tjetër padi


/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 04/12/2020 15:55

    Me falni kush e shkaterroi ekonomine kush i mbylli qendrat e punes duke i flakur njerezit ne rruge te madhe kush i hapi firmat piramidale dhe depot e armeve kush e coi vendin ne lufte civile. Ketyre pyetjeve ti pergjigjen zonja Albana Vokshi dhe zoterinjte Xhemal Gjunkshi dhe Gent Strazimiri. Ketu ta fillojne SPAK-u dhe BKH-ja punen e tyre.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 04/12/2020 15:45

    Ore tutkuna ju I keni perdor per te bo aheng me cingijet dhe nuk ju hyni gjem ne kom po' boni sikur ju dhimset shteti JU MO TE FELLIQMIT E KETIJ VENI YT PLERA PA VLER se tani edhe PLERAT kan VLER JU JENI PLERA DHE PA VLER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor