PD i përgjigjet Ramës: Të harxhosh 3 miliardë euro dhe të mos ndërtosh asnjë rrugë është kriminale

PD i përgjigjet Ramës: Të harxhosh 3 miliardë euro dhe të mos ndërtosh asnjë rrugë është kriminale

Agron Shehaj dhe Edi Rama

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka marrë borxh 3 miliardë euro, por nuk ndërtoi asnjë rrugë.

Sipas Shehaj, e vetmja gjë që ka bërë Rama është mbyllja e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së. Ai tha gjithashtu se janë humbur miliarda euro, por vendi ka akoma nevoja jetike për infrastrukturë.

Ky reagim vjen pasi ditën e sotme, kryeministri Rama sulmoi opozitën me punimet që po kryen në Unazën e Madhe duke thënë se kjo ishte një nga punët që PD-ja e inagutoi, por në të vërtetë vetëm thelloi borxhin ndaj kompanive.

"Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe, me të cilën u mburr sot.

3 miliardë euro janë shpërdoruar, keq menaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastrukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera", shkruan Shehaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 15/08/2020 12:01

    ,,,,ish-deputeti,i vetdjegun,nuk mban pergjegjsi se c'thote,,,,a thua se ka te beje vetem me babale. Pres implementimin e drejtesise se drejte ,per ndeshkimin e pameshirshem te kusareve,vrastareve dhe antishqiptareve te perbetuar qe krethemelen,nen sigla partish-banda,nje shtet te tere pas 1990-es.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri