PD kallëzim penal për projektin e Unazës së Re, Balliu: Prokuroria të nisë hetimin dhe të pezullojë punimet (VIDEO)

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Kelvis Balliu ditën e sotme ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal për projektin e Unazës së Re, ku sipas tij është projekt korruptiv.

Në emër të Partisë Demokratike, Balliu i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e menjëhershëm të punimeve tek Unaza e Re. Ish deputeti i PD, ka hedhur akuza edhe ndaj kompanisë që po kryen punime në këtë projekt duke thënë se ka konflikt interesi dhe është shpallur fituese edhe në lotin tjetër te projektit.

"Sot bëmë kallëzimin penal për projektin tek Unaza e Re. Mali me dokumente, prova me fakte që ky projekt ka një qëllim, kullat e vjedhjet jo rrugën. Si ka mundësi që kompania Salillari ka fituar tenderin tek Loti nr.2 edhe pse është tek tenderi nr.1. Kompania nuk ka topograf, nuk është bërë konsulti, qytetar me banorët. Të gjitha shkeljet ligjore. Dhe shkeljet janë faktuar. Kjo prokurori duhet të nisi menjëher hetimet dhe të pezullojë menjëherë punimet tek Unaza e Re. Ata banorë po helmohen me gaz lotsjellës. Duhet të pezullojë punimet menjëherë. Salillari është në konflikt interesi. Këto prokuror nëse nuk pezullojnë punimet atëherë presin që të marrin hyrje tek pallatet e oligarkëve që do të bëhen aty" tha Balliu.

Pesë ditë më parë, Balliu depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një tjetër Kallëzim për Unazën e Re, ku akuzonte policinë dhe punonjësit e IKMT-së për përplasjen fizike mes banorëve të zonës së Astirit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 20/11/2019 22:24

    Ky Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit dhe Edhjet Brahimkari zv.i tij tani të shkojnë ca ditë në haremin veror të Jales me dhe të marin pjesë në trajnimin erotiko naziskin të të lristave naziskine të Jales dhe të sharebajgat e leshitdhise.

    Përgjigju
  • Prokurori: 20/11/2019 21:54

    Mos ki merak o kerrici i faros,,cdo gje do rregullohet,,dhe unaza do behet..

    Përgjigju
  • Toni: 20/11/2019 11:37

    Mos u lodh kot o balli gjykata eshte e doren e Rames dhe VELISE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari