PD kallëzon më SPAK Ramën: Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën me vendin e punës, 4 vepra penale për krimin elektoral

PD kallëzon më SPAK Ramën: Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën me vendin e punës, 4 vepra penale për krimin elektoral

Partia Demokratike kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama të cilin e akuzon për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet.

Në deklaratën e PD thuhet se në themel të padisë qendron deklarata e Ramës një ditë më parë i cili tha se të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” kanë ardhur me meritën e tyre por duhet të jenë të kujdeshëm të mos e çojnë votën në drejtim të paditur.

"4 vepra penale, për te cilat i kërkojmë SPAK të hapë hetim: Shpërdorimi i detyrës, Korrupsion aktiv në zgjedhje, Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Intimidimi i administratës publike për tu përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucion, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeministri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

PD sjell në vëmendje se në administratën publike punojnë 185 mijë persona, nga 85 mijë që ishin të punësuar në vitin 2013.  Nga këta 10 mijë persona janë punësuar vetëm gjatë muajve të fundit për qëllime elektorale, pa përfshirë 2.500 punonjës me kontrata të përkohshme në pushtetin lokal”- thuhet në padinë e PD, e cila thotë se deklarata e Ramës është kërcënim.

“Me këtë veprim, vetë Kryeministri jo vetëm që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve.”- thuhet në padinë e PD, që i kërkon SPAK veprime të shpejta e konkrete.

Deklarta e Ramës kur po flste me Milva Ekonomin:

Milva Ekonomi: “Isha në Krujë dhe situata duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm, sidomos tek të rinjtë që kanë hyrë në punë përmes portaleve tona “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, u shpreh Milva Ekonomi.

Rama: “Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votën në drejtim të paditur përfundon në drejtim të paditur çdo gjë, edhe puna e tyre se e fillojnë prapë ata se nuk dinë gjë tjetër”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roland Gjoni: 07/04/2021 21:05

    po keta kane rreshkitur fare po Rama thote se ju do jeni ata qe do ti hiqni o kungull jo ai kush i ha keto budalleqet e juaja te urojme fat

    Përgjigju
  • JamKushJam: 07/04/2021 20:56

    hahahahhahahahahhahaha LYL klyshi, DO S'DO, edhe pse s'pranon, ka hedh ne gjyq KRYEMINISTRIN ( e jo KM ne detyre sic lef gjithmohne) ... ti dhe baba jot keni pjerdh nga trute or hollandez femeror!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama