PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Ambasada e SHBA-së, BE-së e Britanisë në një zë: Dhuna s'ka vend në demokraci! Të shqetësuar e keqardhur! Nxisim dialogun

Tirane- Në një kohë që Shqipëria pret çeljen e negociatave për grupkapitujt e parë, PD ka ndërmarrë një aksionin që e quan të "mosbindjes civile".  E selitë diplomatike të BE-së dhe SHBA-së në Tiranë e cilësuan të papranueshme atë që ndodhi në parlament në seancën e 30 shtatorit 2024 dhe kërkojnë dialog mes palëve.

Nga i njëjti oborr ku një ditë më parë morën flakë karriget e deputetëve, erdhi edhe reagimi i parë ndërkombëtar. Para fjalës në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare te Nismës së Evropës Qendrore, që u mbajt pikërisht në sallën që të hënën pa aktet e paprecedentra, ambasadori i BE, Silvio Gonzato e cilësoi të papranueshme gjithçka ndodhi, ndërsa palëve u kërkoi të ulen në dialog dhe të shmangin përshkallëzimin.

"Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin. Pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin. Thirrja që unë u bëj të gjithëve në këtë moment është tu ktheheni dialogut, jo që të bini dakord për gjithçka për të diskutuar dhe dialoguar. Gjithashtu të shmangen sulmet personale apo verbale. Lutem që të ulet përshkallëzimi" tha ambasadori i BE-së, sot në një reagim për gazetarët jashtë sallës së kuvendit ku dje PD organizoi kaosin nxitur siç thotë ajo pas dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji. 

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ambasadës Amerikane e cila shprehu shqetësim për forcën e përdorur në parlamentin e një vendi demokratik.

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë" shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane. 

Në reagimin e saj SHBA thotë se do të vazhdojë të mbështesë diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese për negociatat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në  Bashkimin Evropian. 

Edhe Ambasada britanike në një reagim në tëitter shkruan se Partitë politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv.

Dhuna nuk ka vend në demokraci, duhen procese paqësore parlamentare. Partitë politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv" thuhet në mesazhin e ambasadës.

Seanca parlamentare e 30 shtatorit 2024 u shoqërua me veprime të dhunshme nga deputetët e opoiztës, duke dëmtuar foltoren, thyer karriken hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë, sende të forta. Pasi karriget i nxorrën në oborr, me benzinën e fshehur në çantën e Elda Hotit, Flamur Noka spërkati karriget me lëndën djegëse, ndërsa flakën ia vuri Bledion Nallbati. Rebelimin e deputetëve demokratë deri në zjarrvënie, e nxiti arrestimi i Ervin Salianjit, i cili sipas opozitës do të vuajë për një vit, një dënim politik në emër të fjalës së lirë.

Një ditë më pas (1 tetor) pra sot, policia e shtetit deklaroi se kishte kallëzuar në SPAK 23 deputetë të opzoitës. Ndaj protagonistit kryesor të, që mban edhe peshën më të madhe politike në Partinë Demokratike, Flamur Nokës, rëndojnë dy akuza, ajo e shkatërrimit të pronës me zjarr, si personi që hodhi benzinën dhe dogji karriget e kuvendit, por edhe goditje për shkak të detyrës, pikërisht për këtë akt ndaj deputetit socialist Petro Koçi.Për “shkatërrim të pronës me zjarr” akuzohet edhe Bledion Nallbati i cili ndihmoi Nokën t’i vinte flakët kuvendit.

Ndërsa mbi Gazment Bardhin, kreun e Grupit Parlamentar të PD, rëndon akuza  “goditjes për shkak të detyrës” pasi hodhi në drejtim në kryeparlamentares Spiropali këmbën e karriges, duke rrezikuar jetën e saj. Për 20 deputetët e tjerë, të cilët në shenjë revolte nxorën karriget nga salla plenare, në oborrin e parlamentit, rëndon akuza e “Shkatërrimit të Pronës”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Kaosi i opozitës në Kuvend/ Ambasada britanike dënon dhunën: Nxisim dialogun konstruktiv! Jemi krah njerëzve dhe demokracisë në Shqipëri

1696437877_ambasadabritanike.png

Ambasada britanike në Tiranë dënon dhunën e mbrëmshme në parlament ku u dogjën karriget prej deputetëve të opozitës dhe u tentua të goditej me një copë druri kryeparlamentarja Spiropali po prej deputetëve opozitarë.

'Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada britanike nxit të gjithë partitë politike në Shqipëri të lidhen në dialog konstruktiv dhe në procese paqësore parlamentare

Ambasada britanike dënon aktivitetin që kërkon të minojë këto principe dhe mbetet e angazhuar të ndihmojë njerëzit dhe demokracinë në Shqipëri', thotë ambasada britanike në reagim.

1727790565_ukinalbania.JPG

Ora 12:28
Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar

Tiranë-Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar ditën e sotme për dhunën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë nga përfaqësuesit e opozitës. Në njoftimin e saj Ambasada Amerikane shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar dhe shprehet se akte të tilla dëmtuese nuk kanë vend në procesin demokratik.

Ata bëjnë thirrje që palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbaje dhe të angazhohen në dialog. Nga ana tjetër Ambasada Amerikane ka theksuar se mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike."-njoftimi i Ambasadës Amerikane. 

Pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg nga Gjykata e Apelt për “Kallëzim të rremë”,  opozita kthehu skenarin e dhunës ditën e djeshme në Kuvend

Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe përplasjen fizike midis disa depuetëve të opozitës dhe mazhorancës. Depuetët e opozitës kanë nxjerrë jashtë Kuvendit, karriget e tyre dhe i kanë vendosur fjakën si shenjë revolte.

Deputetët e PS kanë kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku brenda 48 orëve mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë vendimin.

Paraditen e 30 Shtatorit deputetët e opozitës bojkotuan edhe punën e Komisioneve Parlamentare.

Më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime, në një formë të mosbindjes civile.

 

Ora 10:42
Dhuna e opozitës në Kuvend, ambasadori i BE-së: Në demokraci normale s'ka vend dhuna! Jam i keqardhur

 

Nga i njëjti oborr ku një ditë më parë morën flakë karriget e deputetëve, erdhi edhe reagimi i parë ndërkombëtar. Para fjalës në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare te Nismës së Evropës Qendrore, që u mbajt pikërisht në sallën që të hënën pa aktet e paprecedentra, ambasadori i BE, Silvio Gonzato e cilësoi të papranueshme gjithçka ndodhi, ndërsa palëve u kërkoi të ulen në dialog dhe të shmangin përshkallëzimin.

Fjala e plote e ambasdorit Gonzato

Në fakt më lejoni që të fillojë me një not pozitive sepse po bëhet fjalë për një moment shumë të rëndësishëm përsa i përket qëndrimit negociues të Shqipërisë për çështje shumë të rëndësishme për vendin, si funksionimi i ligjit, si funksionimi i institucioneve demokratike apo lufta kundër korrupsionit. Pra të gjitha këto gjëra pozitive. Prandaj ishte kënaqësi që dje opozita dhe mazhoranca u ulën dhe diskutuan në Komisioni përkatës në Kuvend dhe të miratonin dhe qëndrimin negociues në Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket negociatave me BE.

Në fakt për këtë është për të ardhur keq, në fakt për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës më vonë ditën e djeshme përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në Kuvend dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Çfarë do lloj qëndrimi apo ideje që mund të kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Gjithashtu më duhet të them që në një demokraci funskionale si Shqipëria, pakënaqësi nga më të ndryshmet duhet të shprehen në mënyrën e duhur dhe nuk duhet që të përdoret dhunë apo që të behet dhunë apo që të bëhen dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin.

Sepse deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të kenë mundësinë që të përmbushin dhe të luajnë rolin e tyre në siguri të plotë. Pranda ja lejoj vetes që ta bëj këtë koment pikërisht se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë parlamenti i vendit, të luaj rolin e duhur që Shqipëria të behet një vend anëtar në një demokraci funksionale pra pikërisht paralmenti duhet të luajë rolin e vete dhe në të ardhmen. Madje këtë e kam thënë dhe në dhjetor kur kam arritur në Shqipëri, në fund të fundit kjo ka të bëj me objektivin madhor që ka Shqipëria që të jetë në BE. Objektiv që e mbështet shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë. 

Prandaj thirrja që unë u bëj të gjithëve në këtë moment është tu ktheheni dialogut, jo që të bini dakord për gjithçka për të diskutuar dhe dialoguar. Gjithashtu të shmangen sulmet personale apo verbale. Lutem që të ulet përshkallëzimi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 01/10/2024 18:10

    Mr ambasadors pls Fuck off

    Përgjigju
  • E drejta: 01/10/2024 15:30

    Nese qeni nuk leh dikush tjeter po e ushqen shprehje e vjeter! Me vjen mir qe paska akoma nga keto tr BE OPEC e WHO e keto institucione tjera qe lehin per qeverine nga cfare Kane frike apo Kane frike se po fuqizohet Gez Bardhi ! Mesa shikoj Gazi me kete ritem e merr tironen komplet si bastion 55% djathte me 45% majte!

    Përgjigju
  • Luli: 01/10/2024 11:21

    E sollen direkt PS kete te BE qe bindi popullin qe ja dhe BE eshte kunder. Pse ne parlamentet e europes nuk zihen? Zihen betet cope ambjenti

    Përgjigju
  • Kovaçi: 01/10/2024 11:06

    Çjanë këta deputetë veshur me imunitetë që djegin një Parlament? Këta janë mizorira që do vijnë me zinxhira të na lidhin këmb e kokë e të na bëjnë varr e gropë. Ndalini neonazit sa nuk është vonë!! Ky është shëmbulli i mos bindjes civile që ofrojnë berishjanët për pasusit e tyre. Nesër pasuesit do vijnë nëpër shtëpira dhe do kërkojnë : O votën O gropën!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë