PD kapitullon edhe në Mallakastër/ Betohet kryebashkiaku i ri, Kapllanaj lë zyrën i 'zemëruar' me Bashën

MALLAKASTËR- Është konstituuar ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Mallakastrës, ndërkohë që është betuar Qerim Ismailaj, i cili mori votën e qytetarëve për të drejtuar këtë bashkisë në katër vitet e ardhshme. Ceremonia është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e një shkolle të mesme në Ballsh, për shkak se në atë kohë në ambientet e bashkisë, kryebashkiaku në ikje Agron Kapllanaj po zhvillonte mbledhje me këshillin e vjetër bashkiak.

Gjatë ceremonisë u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak Mbarime Isufi, ndërsa dy nënkryetarë Nezhmi Sula dhe Genci Malasi. Të pranishëm në ceremoni ishte edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste mes tyre dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, njëherazi koordinator politik i jugut për PS.

Gjatë fjalës së tij Ismailaj u shpreh se në katër vitet e ardhshme do të jetë në shërbim të qytetarëve të Mallakastrës, qofshin ata të majtë apo të djathtë.

"Është një nder i madh të përfaqësosh në detyrën e kryetarit të bashkisë Mallakastrën tonë. Do bëjmë të mundur që Mallakastra të ndryshojë në të gjithë sektorët e saj. Më lejoni të falenderoj të gjithë të ftuarit e sotëm. Unë shpresoj dhe besoj që bashkë me këshillin e ri bashkiak do bëjmë të mundur që në fund të mandati 4-vjeçar që Mallakastra të ketë pësuar ndryshim të dukshme në të gjitha fushat. Mallakastra ka nevojë për kontributin e të gjithëve. në do të krijojmë një forum konservativ ku do jenë pjesë të gjithë anëtarët e partive politike që kanë dhënë kontribute për Mallakastrën. Nga sot e në vazhdim Bashkia i thotë të gjithëve të majtë e të djathtë se do jemi në shërbim të qytetarëve të Mallakastrës", u shpreh Ismailaj.

I gjithë procesi i konstituimit u zhvillua i qetë dhe pa probleme. Në një kohë me përfundimin e ceremonisë së betimit Agron Kapllanaj ka lënë zyrën. Teksa është ndalur të flasë për mediat Kapllanaj tha se është koshient që mandati i tij nuk ka mbaruar duke shprehur një lloj zhgënjimi që nuk kandidoi dot në zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat u bojkotuan me vendin të liderit demokrat Lulzim Basha.

"Unë nuk kam lidhje fare e mbledhjen e këshillit bashkiak të dalë nga votimet. Unë kam lënë një takim. Unë jam koshient që mandati im ka mbaruar. Në 30 qershor nuk pata mundësinë të kandidoja. Duhet të bëja një takim të fundit për të bërë një analizë të shkurtër të punës tonë. Unë do doja ta prisja pasardhësin tim por nuk ka një të tillë. Nuk mund të pres një kryetar të dalë nga votimet e 30 qershorit. Nuk dua të bëhem pjesë e paligjshmërisë. Ky është një emërim politik që do t'i ketë ditët e shkurtra. Pas pak muajsh Mallakastra do ketë mundësi të zgjedhë përmes zgjedhjeve të vërteta. Nga politika nuk më largon askush. Nuk ia jap kënaqësinë askujt që të largohem nga Mallakastra. Unë do jem këtu për të punuar me ta, për të bërë më të mirën për ta", deklaroi Kapllanaj. 

Pas largimit të tij kryebashkiaku i ri, Qerim Ismailaj është futur në zyrë bashkë me ekipin e tij janë futur në ambientet e bashkisë, duke hapur me forcë derën e zyrës e cila ishte lënë e kyçur nga demokratët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja