PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, ironizon Kulluri: Luli kujdes se mos del me më pak deputetë se me 25 prill, i bëre demokratët të marrin valixhet

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar në PD

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka ironizuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe.

Në një shënim në rrjetet sociale, Kulluri i drejtohet Bashës duke nënvizuar se të ketë kujdes pasi mund të marrë më pak deputetë se me 25 prill, pasi i ka bërë demokratët të marrin valixhet e të ikin e as komsionerë nuk do të gjej dot.

‘Luli kerko dhe riberjen e zgjedhjeve te 2017! Atehere e cove PD me 43 deputete! Denonco edhe ministrat e tu teknike! Por kujdes se mos del me me pak deputete se 25 prill se i ke bere demokratet te marrin valixhet e te ikin e as komisionere nuk do gjesh dot!’- shkruan Kulluri.

Kujtojmë se një ditë më parë Partia Demokratike kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan.

PD priti afatin e fundit të ankimimeve për të dorëzuar në KAS 10 dosje voluminoze që sipas saj faktojnë tjetërsimin dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja i drejtohet Venecias për zgjedhjet vendore të 2019-ës, sipas jush a ishin ato legjitime?

Komento

Komente

  • Marash: 11/05/2021 17:39

    Duhet te hiqet ora policore.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Spektakël i garantuar në 1/8! Portugalia përballet me Belgjikën, Anglia pret Gjermaninë