Mësuesi në Fier i kërkonte favore seksuale nxënëses/ PD kërkon shkarkimin e ministres Besa Shahini

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit Besa Shahini me argumentin se nuk ka mbajtur përgjegjësi për skandalin seksual në shkollën e muzikës në Fier, publikuar ditë më parë në një emision investigativ.

Për PD-në, Shahini nuk është fajtore pse kjo ngjarje ka ndodhur, pasi është pothuajse e pamundur për ta parandaluar, por për faktin se as nuk ka dënuar rastin dhe nuk është distancuar nga ky rast. Arsyeja se përse kjo nuk ka ndodhur për demokratët është se në krye të asaj shkolle është vendosur një militante e partisë, Blerina Gjika  e pikërisht është bashkëshorti i kësaj të fundit që ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Duke ironizuar, PD-ja thotë se është i vetëdijshëm "që raste të tilla shihen edhe në film" (shprehje kjo e thënë nga ministrja Spiropali), por të paktën aty dikush mban përgjegjësi.

"Emisioni investigativ “Stop” ka treguar para shqiptarëve me një seri denoncimesh të abuzimit seksual me fëmijët në shkollën e muzikës në Fier se sistemi arsimor është degraduar nga politizimi dhe paprekshmëria e militantëve të partisë në pushtet.

Rasti i shkollës në Fier zbuloi një rrjet mësuesish dhe drejtuesish të shkollës, që ishin në dijeni të abuzimit seksual me vajzat e mitura nga mësuesit e shkollës dhe heshtnin. Sepse drejtoresha e shkollës, një militante politike, e emëruar nga partia socialiste, ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues. Ky rast i rëndë, i denoncuar nga emisioni investigativ Stop, duke mos qenë një rast i veçuar, nxjerr një nga problemet më të thella dhe më të rënda të shoqërisë – me politizimin kapilar të sistemit arsimor, shkolla po humbet rolin edukativ, mësimor dhe mësuesi nuk po shihet më si model për shoqërinë. 

Rasti i abuzimit seksual në bashkëpunim në shkollën e muzikës në Fier, heshtja e qeverisë duke mos e dënuar këtë ngjarje të tmerrshme, akuzat e Ministres së Arsimit ndaj denoncuesve të skandalit janë tregues të drejtpërdrejtë se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat dhe, për shkak të emërimeve partiake, i fsheh problemet.  Në papërgjegjshmëri politike dhe njerëzore, Ministrja doli në krah të abuzuesve dhe sulmoi denoncuesit, duke përforcuar dyshimet se ka qenë në dijeni të ngjarjeve dhe ka fshehur të vërtetën.

Rasti i abuzimit seksual nga mësuesit me fëmijët në shkolla apo keqtrajtimit të tyre nuk është rast i izoluar. Por edhe sikur të ishte një i vetëm, Ministrja e Arsimit duhet të ishte shkarkuar. Jo pse nuk mundi të parandalojë një skandal të tillë, por se e fshehu atë dhe sot akoma nuk ka asnjë qëndrim që të tregojë distancim nga abuzuesit në shkolla, militantë të partisë në pushtet. Partia Demokratike e kërkon shkarkimin e Besa Shahinit në mbrojtje të fëmijëve, për t’u bërë zëri i çdo vajze dhe i çdo djali të mitur që ngacmohet në shkollë nga mësuesit, i çdo fëmije dhe prindërve të tyre, që nuk gjejnë siguri dhe mbështetje nga drejtuesit partiakë të shkollave. 

Ajo që ka ndodhur në Fier mund ta shohim edhe në filma, siç thotë njëra nga ministret e Edi Ramës, port ë paktën në filma, dikush mban përgjegjësi. Ndërsa në filmin horror të rilindjes së Edi Ramës, abuzuesit e fëmijëve, drejtuesit që i fshehin këto ngjarje të rënda, mbrohen nga Ministrja e Arsimit", thuhet në deklaratën e PD-së, bërë nga ish- deputetja Oriola Pampuri.

Dy mësues nga kjo shkollë kërkonin favore seksuale nga nxënëset e tyre të mitura. Agron Bego, i cili është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, i kërkonte favore seksuale një nxënëseje në këmbim të mungesave. Në bisedat me nxënësen ai thoshte se ishte zhigolo dhe ekspert në këto punë. Pas Agron Begos u denoncua edhe profesori tjetër Vasil Niko. Këtij të fundit iu zbuluan disa mesazhet telefonike me një nxënëse.  Në një prej komunikimeve, profesori i thoshte nxënëses: “Çfarë i duhet atij se kur duhet të ndodhë kjo. Këtij nuk i besohet se çfarë kemi ne. Agroni thjesht donte të të q*** dhe të të shihja si një p***.” 

Blerina Gjika u shkarkua dhe në vendin e saj mësohet se Drejtoria Arsimore e Fierit ka emëruar Zamira Gjikën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 26/02/2020 19:03

    Pse duhet te shkarkohet ministrja? Ministrja nuk i ka kerkuar seks asaj goce qe te shkarkohet !po ai pedagogu nuk duhet ta qesi me koken nga burgu o ju te uruar maskarej te PDse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë