PD krijon aleancën e pengimit të zgjedhjeve edhe në Elbasan, Boçi: Mision të mbrojmë vlerat demokratike

PD krijon aleancën e pengimit të zgjedhjeve edhe në Elbasan, Boçi: Mision të mbrojmë vlerat demokratike

Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit edhe në qytetin e Elbasanit është krijuar e ashtuquajtura sipas PD-së, Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo aleancë sipas Partisë Demokratike është gjithëpërfshirëse ku nuk përjashtohet as pengimi i zgjedhjeve që do të mbahen më 30 qershor. Kjo lëvizje vjen pas urdhrit të dhënë nga PD për krijimin e këtyre aleancave. Kujtojmë se të tilla janë krijuar edhe në qytet e tjera nga strukturat e PD-së.

Sipas PD-së kjo aleancë do të angazhohet së bashku me militantët e kësaj partie do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend. Gjithnjë sipas pretendimeve të PD-së kjo aleancë e do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Në këtë takim kanë marrë pjesë  qytetarë, intelektualë, përfaqësues të partive opozitare, ish deputetë të PD-së etj.

Takimi u hap nga kryetari i PD-së për Elbasanin z. Eugen Isaj, ku sipas tij vendi ndodhet në udhëkryq dhe  rrezikohet demokracia dhe e ardhmja evropiane.

Më tej ai rreshtoi një sërë arsyesh që sipas tij kanë diskretituar qeverisjen Rama duke përmendur papunësinë, varfërinë, vjedhjen, kriminalizimin, terrorin, korrupsioni me PPP etj.

Ndërsa ish-deputeti Luçiano Boçi u shpreh se kjo është një aleancë gjithëpërfshirëse. “Jemi në kufijtë e tejkalimit të çdo caku të këtij regjimi”, ka deklaruar ai.

Boçi deklaroi se Elbasani ka veçoritë e veta në këtë iniciativë pasi gjithnjë ka kundërshtuar regjimet. Sipas tij bandat e armatosura kërkojnë votat me forcë dhe jo me ide.

I pyetur nëse kjo aleancë do të ketë për mision që të pengojë procesin zgjedhor më 30 qershor ai u shpreh se “Aleanca nuk është një formacion parapolitik por një aleancë qytetare që ka për mision të mbroje vlerat demokratike. Edhe më parë PD ka krijuar aleanca të tilla. Aksioni politik do vazhdojë, me protesta dhe angazhim qytetar. Dhe takimi është pjesë e aksionit politik. "

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit