PD letër Prokurorit të Përgjithshëm: Po pengoni dekriminalizimin! Asnjë përgjigje për Babanin dhe Ismailaj

TIRANË- 1 vit nga kërkesa për të hetuar 2 kryebashkiakët  e  PS, të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Mark Babanin e Vaut të Dejës dhe Qerim Ismailaj të Mallakastrës, Partia Demokratike i është drejtuar kryeprokurorit Olsian Cela për t'i kërkuar informacion se deri ku kanë arritur verifikimet për të kaluarën e Babanit dhe Ismailajt.

"Kërkojmë nga Prokuroria e Përgjithshme: “ Informacion të detajuar për të gjitha veprimet administrative që janë kryer deri në këtë moment për shqyrtimin e kërkesës për verifikimin e figurës së shtetasve Mark Babani dhe Qerim Ismailaj. Informacion mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës 1 vjeçare. Përmbylljen e procesit të verifikimit dhe një reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, të largojë personat me të kaluar kriminale, duke i penguar që të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje", thuhet në dokument. 

Sipas PD prokuroria ka zvarritur procesin e verifikimit të kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe Mallakastës, dhe për këtë PD cilëson si përgjegjës kryesor kryeprokurorin Olsian Cela. Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi akuzoi Çelën se po pengon zbatimin e dekriminalizimit.

“Me ardhjen tuaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, procesi i verifikimit të figurës së zyrtarëve publik është frenuar dhe ju jo vetëm keni deformuar/ndryshuar mënyrën e zbatimit të ligjit (siç ishte rasti i shtetasit Agron Malaj), por po pengoni tërësisht zbatimin e ligjit të dekriminalizimit", vijon dokumenti. 

Për Mark Babanin PD pretendon se ka të shkuar kriminale në Itali ku ka përdorur emër tjetër, ndërsa Qerim Ismailaj sipas selisë blu ka qenë i dënuar në Greqi.

Më herët Partia Demokratike ka kallëzuar dhe kryebashkiakun e sapo zgjedhur të shkodrës Valdrin Pjetrin për të shkuar kriminale dhe atë të Vorës Agim Kajmakun, të cilët u vunë nën hetim nga prokuroria.  Partia Demokratike kërkoi shkarkim edhe për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj dhe Kastriot Gurrës  të Librazhdit pasi pretendonte se prekeshin nga ligji i dekriminalizimit, por KQZ refuzoi kërkesën e tyre.

Letra e PD-së drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsjan Çela

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë