Ndihmat shpërndahet çdo ditë, PD mbyll sytë! Bardhi: Rama mban qytetarët me gënjeshtra

Ndihmat shpërndahet çdo ditë, PD mbyll sytë! Bardhi: Rama mban qytetarët me gënjeshtra

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mashtron shqiptarët në lidhje me pagën mujore por dhe me ndihmat ushqimore e medikamentet, duke lënë jashtë skeme me qindra familje e pensionistë në nevojë. Për Partinë Demokratike, Rama po gënjen qytetarët pasi u premtoi se fundi i muajit nuk do i gjente pa para, ndërkohë që vetë kryeministri ka premtuar se shpërndarja e pagave të luftës do të nis në fillim të muajit prill.

"Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se "nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!” E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë", shkruan Gazment Bardhi.

Në fillim të prillit janë hapur aplikimet për të vetpunësuarit e biznesit të vogël, që për shkak të koronavirusit janë të detyruar të rrinë në shtëpi dhe në bazë të këtyre regjistrimeve do të nis dhe dhënia e pagës së luftës që ka premtuar qeveria për të të gjithë personat që kanë mbetur pa punë pikërisht për shkaka të COVID-19. Një tjetër mashtrim i qeverisë, sipas PD, është edhe me ndihmat ushqimore ku ka lënë jashtë shumë familje në nevojë dhe pensionistë.

"Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketës së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.  Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra familje e pensionistë, që janë në kufijtë e mbijetesës. Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd", shkruan Bardhi.

Sa për ndihma humanitare dhe pakot me ushqime, vetë qeveria por dhe ministria e mbrojtjes publikojnë çdo ditë të dhëna të shoqëruara me video për ndihmën me medikamente, ushqime dhe shërbime të tjera për pensionistët dhe familjet në nevojë. Kërkesat e Partisë Demokratike për t'i ndihmuar të gjithë pasi janë në vështirësi janë të drejta dhe të gjithë jemi dakord që duhen ndihmuar, por duket se PD ka harruar se Shqipëria është një vend i vogël, me ekonomi të brishtë dhe në pamundësi për të ndihmuar këdo. Për këtë vetë kryeministri Rama është shprehur se në fillim do të ndihmohen persona më në hall dhe të prekur nga kjo situatë lufte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND TYTA E NDRYSHKUR: 04/04/2020 18:05

    O gazmend ziu po hik o dordolec se je bo më keç se ver llapa o gazmend hapa dollapa kush është mbrapa lyl kaqoli që gazmendit ja mbështolli e gazmend kapsolli miun na polli.

    Përgjigju
  • AaLULI: 04/04/2020 17:40

    TE QI......RAMA ÇA KE NE SHTEPI O SY TOPE

    Përgjigju
    • Po kete?: 04/04/2020 18:12

      Kush ta q.... Kona?

  • robi: 04/04/2020 17:38

    O Bardha mjaft pra se jeni bere te neveritshem ju te vrimes se celesit. Se kuptoni se cfare halli ka populli e cfare halli keni ju, hajt pra luftoni dhe ju kunder salivirusit.

    Përgjigju
  • Çimi: 04/04/2020 17:07

    Ketu në USA

    Përgjigju
  • Bzn: 04/04/2020 16:45

    Ah te qifte kina dhe india gruan matren dhe mamane ty o fis muti

    Përgjigju
    • O tej: 04/04/2020 17:49

      Mire e ke menduar por ai me teper ka hallin e vet si b... q... qe eshtekush do tja tunde prapanicen?

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi