PD zbardh emrat e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputet

Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, të cilët vendosën për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Pak para nisjes së mbledhjes së strukturave të larta, PD zbardh emrat e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputet, të cilët do të bëjnë vlerësimin dhe shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët e PD-së në të gjithë vendin si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Enriketa Papa dhe Mark Marku janë 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Konkretisht:

1. Bujar Nishani,Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Besnik Mustafaj, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur.

3. Genc Ruli, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, ekonomist dhe pedagog i njohur.

4. Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese. Master në Histori dhe PhD në Histori Bashkëkohore dhe Histori të Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Graz në Austri. Aktualisht është edhe anëtare e Bordit të Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

5. Mark Marku, analist, pedagog në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gazetarisë. Master në Institutin e Marrëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM), Anger, Francë dhe doktoraturën në shkencat e informacionit dhe komunikimit në Universitetin Paris 2, Francë. Ish-deputet i PD.

Komisioni i Vlerësimit të Kandatëve do të asistohet edhe nga Sekretariati ndihmës i përbërë nga dy persona Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

Sipas Partisë Demokratike, Komisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike.

PD thekson se "Komisioni i Vlerësimit do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë dhe ëstë një modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore".

Faza e propozimit të kandidatëve nga degët e partive në rrethe ka zgjatur për 6 javë dhe do të jetë pikërisht ky komision që do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret për të qenë kandidat për deputet. Emrat që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gradishta: 03/08/2020 21:09

    Bravo luli tani ja hodhe nuk të thotë dot njeri lista Luli ke mburojë komisionin,po mjerë ata që do selektohen dhe kush do t'i selektojë Mak Maku gagaç e bythë lëpirëse. Ruli koka e korrupsionit hajdut klasik i mësuar që në kohën e qoftë largut si përkëdhelur dhe lidhur me ish sistemin Kapter Jari këtij pompistit gjysma e trurit i punon se gjysmën ja kanë hequr pasi kështu e deshte doktori Dollapi trim që godet me molotov institucionet e ikën me vrap por nga frika rrëzohet në mes të bulevardit. Lulush një gabim ke bërë që nuk ke futur në komision babalen pasi ai i njhe më mirë vlerat në PD dhe në raport me këta të zgjedhurit e tu ka më shumë kontribute në PD me telenovelën babalja me skenar të salianj dusharit

    Përgjigju
  • qiparizi: 03/08/2020 12:23

    Me kete kapter ramiun (Nishanin) keni bere gjene e duhur vetem ai din te dalloje intelektin e deputeteve te rinj qe nga 100 metro larg. Ne 2021 PD nuk do kete deputete aguridhe dhe te papjekur do jene si fiq te zes te nxirre nga dielli

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/08/2020 12:02

    Lavdi ulogmilitantit,shokut me besnik i shokut saliviçidoli,vullnetarit te shoqates se hysnimilloshi Enveri Yne,pedagogut ushtarak dhe pompistit te benzinates,SHOKUT TE PAHARRUAR TE REVOLUCIONIT BLU BUJAR NISHANI! PERPARA PER FITORJE TE REJA! UURRRRRRAAAAAAAAA.

    Përgjigju
  • naqja: 03/08/2020 11:54

    hahahahahh Reformim ne PD ,bravo Jari,Marku dhe Ruli po bekan cudira.Parti koti e lodhur dhe e varur nga BERISH krimineli

    Përgjigju
  • Landi. FR: 03/08/2020 11:52

    Perseri Genc Rruli, vari lesht ka marre fund partia demokratike, turp ky anti-shqiptar qe mbron vetem interesat e Grekut, me gjith Genc Pollon, turp per Luli Bashen qe ja ka lene ne dore Ketyre,. Sahit Dollapi, çfare merite ka ai ne Partine Demokratike, asgje vetem e ka mjelur shqiperine si lope, here si drejtor I CEZ, dhe here si Drejtor I UKT. Edhe 20 vite keshtu do jete PD ne opozite. E Sali Berisha e moret ne qafe PD. Ah sikur mos te ishte vrare Sokol Olldashi do ishte situate tjeter tani. Bravo Edi Rama je I madh vetem ti e tall trapin me keto vemjet e PD.

    Përgjigju
  • O tej: 03/08/2020 11:20

    Me i miri nder ta Mark Mut Marku

    Përgjigju
  • raul: 03/08/2020 11:09

    ate Sahit dollapin e keni futur kot, se beri vrapimin me te turpshem ne histori qe do mbahet mend si nje vrapim frikacaku apo hajduti qe nuk perseritet me, pranda ai eshte nje figure e konsumuar ne publik ,,,ate naten esulmit me molotove qe organizoi Flamur herman geringu dhe vrapimin prej frikacaku te Sahit tritol molotovit nuk e harron kurre populli iTiranes,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin