PD në Vlorë kallëzon në SPAK Ballukun: Ka shpërdoruar detyrën për tenderin e portit! Ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë disa ofertues

Partia Demokratike në Vlorë ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun. Kallëzimi penal kundër Ballukut është bërë sipas tyre për shkelje në procedurës së tenderimit të Portit të Vlorës.

Sipas denoncimit të PD ministrja Balluku ka shpërdoruar detyrën duke skualifikuar në mënyrë të padrejtë disa ofertues që kanë marrë pjesë në prokurim.

"Në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim; ii) Pranimin si të sukseshmë të ofertës së bërë nga operatori, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit", thuhet mes të tjerash në kallëzimin e PD", thuhet në denoncim.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë! Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, ashtu sikurse kemi paralajmëruar më parë, Kallzimin Penal kundër Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU për shkelje në procedurën e prokurimit për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës.

Me veprimet ose mosveprimet e kryera në procedurën e cituar më lartë janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.

Ky Kallzim i është drejtuar Strukurës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.

Nga faktet e shumta, të cilat i kemi referuar dhe në kallëzimin penal, rezulton se jemi përpara veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme, që sjellin përgjegjësi penale, të cilat konsistojnë në disa drejtime. Dhe konkretisht:

i) në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;
ii) Pranimin si të sukseshmë të ofertës së bërë nga operatori, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

Oferta në vlerën e 22’842’417 euro pa TVSH e Shoqërisë “Marina Di Valona” Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën 22’725’572 euro të Shoqërisë “Gjikuria” Sh.p.k. dhe oferta e Shoqërisë “Albavia ” Sh.p.k me vlerë 1’876’427.700 leke pa TVSH. Diferenca monetare midis ofertave ështe e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit. Pra Komisioni Vleresimit të Ofertave i drejtuar nga Ministria Balluku ka perzgjedhur ofertën me vlerën më të shtrenjtë për këtë prokurim publik.

Theksojmë se kjo PPP është bërë në kundërshtim me Ligjin, në shkelje të marrëveshjes së arritur nga të gjitha palët politike për ligjin e ri elektoral.

Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur SPAK gjatë këtij hetimi, të bindur, ashtu si i gjithë opinioni publik që ka bësim në SPAK, se ky institucion do të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike si dhe të dërgoj përpara përgjegjësisë penale funksionaret publik që lidhen me këto abuzime!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros

Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros