PD nis fushatën me të inkriminuar, si përdori dje Ina Zhupa 55-vjeçarin e akuzuar për ngacmim seksual të meshkujve

PD nis fushatën me të inkriminuar, si përdori dje Ina Zhupa 55-vjeçarin e akuzuar për ngacmim seksual të meshkujve

Ina Zhupa dhe Arben Gjoka

TIRANË- Partia Demokratike publikoi dje rastin e Arben Gjokës në Njësinë 8, i cili pretendonte se nuk ishte futur në listën e përfituesve nga Programi i Rindërtimit. Deputeti i PS-së, Ervin Bushati e zbuloi po dje, se në fakt Arben Gjoka nuk kishte aplikuar fare për t’u bërë pjesë e programit, si gjithë qytetarët e tjerë.

Fakti se PD-ja abuzoi me rastin në fjalë nuk është lajm, pasi në këtë rast lajm përbën fakti se ka përdorur për fushatë persona me precendentë kriminalë. Arben Gjoka, personi me të cilin u shfaq dje përkrah zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, ka kryer vepra të ndryshme penale dhe është shumë i njohur për policinë.

Nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se Arben Gjoka i datëlindjes 1965 është një emër i skeduar disa herë për vepra të ndryshme penale. Ai është arrestuar 3 herë nga policia e shtetit, ndërkohë që në rekordet e tij kriminale janë edhe 2 ndalime. Madje, si person me precedentë të shumë kriminalë, ai ka qenë i shoqëruar edhe 9 herë të tjera nga policia.

55-vjeçari Arben Gjoka, i cili është i pamartuar dhe jeton me familjen e të vëllait, ka qenë i akuzuar edhe për ngacmim seksual dhe përndjekje të personave të të njëjtit seks. Në vitin 2016, Arben Gjoka ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të ri 21-vjeçar. Pasi iu prezantua në “Facebook” si biznesmen, Gjoka arriti të takojë 21-vjeçarin dhe pas disa takimeve i kërkoi edhe favore seksuale. Duke mos marrë atë që donte, Gjoka ka nisur përndjekjen ndaj të riut përmes mesazheve sms, thirrjeve telefonike dhe mesazheve në “Facebook”.

Ky nuk është rasti i parë që PD-ja denoncon si jo përfitues nga rindërtimi, por të gjitha rastet janë hedhur poshtë si mashtrime ose abuzime. Rasti më flagrant ishte ai i një gruaje në Njësinë 4, të cilës PD-ja i ndryshoi identitetin për ta shitur si jo përfituese nga rindërtimi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/11/2020 12:48

    Telenovela Babalja, seria 4762 . Copa mishit Ina Zhupa,tund koken ne shenje aprovimi,pastaj ben pyetje.Vazhdon seria javes tjeter ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë