PD nxjerr dokumentin: Prova që kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar me 3 vite burg në Greqi

TIRANE-Partia Demokratike ka publikuar një dokument ku pretendon se është dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, ku rezulton se është dënuar në mungesë nga drejtësia greke më datë 25 Shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg për plagosje, ngjarje e ndodhur në 1999.

"Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit" thotë PD-ja.

Nga një verifikim i bërë në dokumentin e formularit të vetëdeklarimit që ka plotësuar Qerim Ismailaj, rezulton se numri unik i ID-së që ka kryebashkiaku i Mallakastrës është i njëjtë me atë të drejtësisë greke, publikuar nga PD-ja.

Pas denoncimit të PD-së, gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se sektori i dekriminalizimit në prokurorinë  e përgjithshme është vendosur në lëvizje duke nisur verifikimet. Organi i Akuzës i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë që të sigurojë dosjen e Ismailajt nga drejtësia greke, ndërsa letërporosia pritet që të niset drejt Athinës të hënën. Prokurori Adnan Xholi ka firmosur shkresën ku i kërkon Ismailajt që të paraqitet për të dhënë shenjat e gishtave.

Dy ditë më parë Ismailaj reagoi duke thënë se gjithçka që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit është e vërtetë dhe se nuk është arrestuar apo ndaluar asnjëherë nga policia greke. Lidhur me datën 25 shkurt 2000, Ismailaj shprehet se ka qenë duke në punë si mësues në shkollën 8-vjeçare "I.Shehu", Corrush.

Ky është denoncimi i katërt i PD-së për kryebashkiakët e PS-së, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës që u largua nga detyra, pasi i doli dënimi në Itali, Agim Kajmakut të Vorës që i doli dënimi në Greqi, gjithashtu selia blu kërkoi verifikimin e Mark Babanit të Vaut të Dejës dhe tani rasti i Mallakastrës.


 

Dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut të Mallakastrës, sipas PD-së


Numri unik i ID-se se Qerim Ismailajt ne formularin e vetedeklarimit te dekriminalizimit, i njejte me ate ne dokumentin e publikuar nga PD-ja 

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë i vetëdeklarimit të Qerim Ismailaj

Deklarata e plote e PD-se

Rastet e Valdrin Pjetrit, kandidatit trafikant të Edi Ramës në Shkodër; Agim Kajmakut, kandidatit fallsifikator të Edi Ramës në Vorë; Mark Babanit, kandidatit hajdut të Edi Ramës në Vaun e Dejës; nuk janë raste të izoluara.
 
Një pjesë e mirë e përfaqësuesve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.
 
Ajo çfarë i lidh bashkë të gjithë këta kandidatë për kryebashkiakë që e morën pushtetin me dhunë, është Edi Rama, prioritet i të cilit është të mbrojë dhe promovojë këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.
 
Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmaku, apo Mark Babani, Edi Rama e di se edhe Qerim Ismailaj i Bashkisë së Mallakastrës ka fallsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të largohet menjëherë dhe të shkojë përpara drejtësisë!
 
Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij për Mallakstrën ka probleme me drejtësinë greke, por ai e ka fshehur të vërtetën.
 
Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, por po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.
 
Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur kriminelin Qerim Ismailaj me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë. Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët e tij: krimin!
 
Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtushme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale.
Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.
 
Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.
 
Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.
 
Sot nuk është koha për mashtrime.
 
Sot është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit.
 
Edi Rama do të ndëshkohet me votë të lirë e të ndershme për faktin që alternativa e tij e vetme është krimi; për kandidimin e individëve me të shkuar kriminale; dhe për tentativën e përsëritur për të futur në politikë individë me të shkuar kriminale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bythecat e pushtetit: 10/01/2020 15:56

    Se kuptoj me sa mend kerkojne poste kur kane pas probleme ligjore ??!!

    Përgjigju
  • Ops: 10/01/2020 15:14

    Qytetari digital poshte je figur , eshte ligji o idjot jo pd pavarsisht se nena parti sju le te shani bijt e saje

    Përgjigju
    • Qytetari Digjital: 10/01/2020 21:37

      Ligji eshte o cope mishi me dy sy, por duhet ta beje prokuroria verifikimin dhe strukturat e tjera shteterore, jo te kthehet PD ne rrjet spiunesh, 80 lekshash. Shikoje Gaz Bardhin, duket si shoku Tari ne Portokalli, edhe veshjen njesoj si ai e ka. S’mund te barazosh krimet e Qerimit dhe Kajmakut me vrasjet e Berishes dhe Bashes.

    • Andi Vl: 10/01/2020 20:25

      ik o pirdhu dhe ti

  • Qytetari digjital: 10/01/2020 13:57

    PD-ja eshte kthyer si Sigurimi i Shtetit dikur, kontrollon çdo skute per te gjetur armiqte e partise dhe popullit dhe grupet armiqesore. Shikoni Gazmend Bardhin veshur njesoj si shoku Tari tek Portokallia.

    Përgjigju
    • Qytetari digjital: 10/01/2020 21:30

      Shko o race bastardesh primitive me flet ti mua per komunizem, kur kryetarin e partise dhe liderin shpirteror e ke vrases te 4 qytetareve ne bulevard, shkaktar te gjemave me te medha te vendit. Teknikat e PD-se jane tipike bolshevike duke remuar ne jetet e njerezve. Kapen me keta te lodhurit, dhe nuk shohin veten qe jane te mbuluar nga zullumet. Ekzaltoheni me keta provincialet kur kupolen e partise e keni komplet kriminale.

    • Harusha shkodres: 10/01/2020 20:36

      Pse te pelqejn ty ato si jan te kriminalizum po dukesh se je rrac komunistash

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale