PD: Paketa sociale, e pamjaftueshme! 17 ditë pas shpërthimit të epidemisë, s'ka VKM të publikuar me kategoritë përfituese (VIDEO)

TIRANË- Partia Demokratike shprehet se plani ekonomik nuk u jep një zgjidhje reale dhe është i pamjaftueshëm për të ndihmuar të gjithë familjet në nevojë apo bizneset e prekura nga koronavirusit.

Nëpërmjet ish-deputetes, Jorida Tabaku, PD kërkon që qeveria duhet të bëjë një plan të qartë dhe konkret se cilët qytetarë dhe pronarë biznesesh përfitojnë nga ndihma ekonomike. Tabaku thekson se në këto ditë, qeveria duhet të anulojë çdo transaksion që nuk u shërben qytetarëve deri në kalimin e krizës dhe mbi të gjitha të bëjë transparencë. 

"Cilat janë bizneset e vogla që përfitojnë; Kush janë personat qe do të marrin pagesë papunësie; Kush janë personat qe do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike", janë tre pyetjet që PD-ja kërkon përgjigje nga kryeministri Edi Rama.

"Në emër të Partisë Demokratike dua të ndaj me ju shqetësimin për mungesën e tranparencës për ndihmën e parashikuar për shtresat në nevojë dhe për ekonominë. Ndonëse u premtua disa herë se ishte gati vendimi i Këshillit të Ministrave që detajonte rregullat për përfitimin e ndihmës nga kategoritë që përfshihen në Aktin Normativ të miratuar të dielën, ende nuk është publikuar asgjë. 17 ditë pas rëndimit të krizës, pse nuk ka ende një VKM për pagesat që u lajmëruan nga Qeveria?! Pse nuk bëhet e ditur lista e plotë e përfituesve nga kjo pagesë, që qytetarët të kenë mundësi të shohin nëse janë apo jo përfitues? 

Kush janë bizneset e vogla që përfitojnë? Kush janë personat qe do të marrin pagesë papunësie?  Kush janë personat qe do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike? Dua ta përsëris me forcë. Paketa sociale e miratuar nga Qeveria është e pamjaftueshme. Mijëra familje në nevojë apo biznese nuk përfitojnë prej saj.  Sot llogariten rreth 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Rreth 35 mijë, në rastin më të mirë, nuk janë përfshirë në paketën sociale të Qeverisë. Çfarë do të ndodhë me ta? Kush kujdeset për ta?  Çfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që i kanë hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? 
 
Në këto momente, transparenca është shumë e rëndësishme për te ndalur diskriminimin, por dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetareve që sot kanë nevojë. Veprimi në kohë nga Qeveria është i domosdoshëm dhe çdo vonesë është e patolerueshme. Sot 300 mijë familje në nevojë për mbijetesë kanë nevojë për ndihmë, pasi mbyllja në shtëpi i ka hequr edhe mundësinë minimale për të ushqyer me bukë fëmijët. Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Ky është detyrim i saj ligjor dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës. Paratë e taksapaguesve duhen vënë menjëherë në shërbim të qytetarëve dhe duhet anulluar çdo transaksion tjetër deri në kalimin e kësaj situate",
shprehet Tabaku. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FËLLIQSIRA: 28/03/2020 22:11

    Kjo fëlliqsira me emrin balona tabake është e bija e një hajduti ordiner e kjo pler na del na bën moral. Pty rac bastarde.

    Përgjigju
  • Iris: 28/03/2020 02:27

    Une mendoj qe bisneset qe vihen ne sherbim te situates,p.sh. qe prodhojne materiale e pajisje per spitalet ose qe e kthejne prodhimin per sherbime te ngjashme meritojne leshime si dhe ndihma financiare nga shteti,po keshtu dhe ata qe pastrojne e dizifektojne qytetet.

    Përgjigju
  • Or tej: 27/03/2020 15:28

    Ju keni nevoj per pras Kashari eshte derman e ju sheron ne kohe karavirusi

    Përgjigju
  • Xha sulua: 27/03/2020 15:04

    Pulave u ka hije te kakarisin vetem ne kotec.......

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 27/03/2020 12:56

    Po ikni moj shurra jeni bo si ato llazoret

    Përgjigju
  • Tosi: 27/03/2020 12:53

    Po ik moj sharebajge se e dime sa ju dhimbsen qytetaret juve, prandaj hapet zjarr me 21 janar dhe vrate 4 te pafajshem ne bulevard qe protestonin kunder videos 700 mije euro. Do te fitosh elktorat ne situate lufte kur i gjithe njerzimi perballet me salivirusin.

    Përgjigju
  • PLERA QELBUR TABAKU: 27/03/2020 12:11

    Shikoni se sa tê pa cip jan partia e mutit pd sa fundërrina jan. Populli do ju japi këtyre hienave atë që meritojn. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha nuk e do Gazment Bardhin në karrigen afër, kërkesë në parlament: Në të majtë dua Agalliun, djathtas Kreshnik Çollakun

Basha nuk e do Gazment Bardhin në karrigen afër, kërkesë në parlament: Në të majtë dua Agalliun, djathtas Kreshnik Çollakun