PD paketë ligjore për dekomunistizimin, ish-deputetja sulmon Bashën: Me kë tallesh o besëprerë

PD paketë ligjore për dekomunistizimin, ish-deputetja sulmon Bashën: Me kë tallesh o besëprerë

Ish-deputetja e PD në Vlorë, Nadire Meçorapaj, ka sulmuar Lulzim Bashën në lidhje me paketën ligjore që PD do të propozojë në Kuvend lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste. Për Meçorapajn kjo nismë është një tjetër dështim i Bashës, pasi është një projekt i lënë në mes nga kryedemokrati.

Sipas saj, kjo është një nismë e propozuar nga Basha gjatë legjislaturës së kaluar, por kurrë nuk shkoi në fund, si shumë nisma të tjera.

“Nisma e dekomunistizimit, një tjetër dështim, besprerje dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha. Asnjëherë se pate seriozisht, asnjëherë nuk e çove të paktën deri te protokolli i Kuvendit. Fjalë shumë e për lumë.

E trumbetove edhe gjatë legjislaturës së kaluar, dhe kurrë nuk u vumë në dijeni as ne si deputetë, aq më tepër ne nga shtresa e të përndjekurve, se çfarë propozimesh kishit, e mbase kishim edhe ne, si më të shtypurit nga regjimi, ndonjë mendim! Apo nuk iu hynin në punë juve mendimet tona!

Me kë tallesh, z. Basha?!

Nuk je i denjë për këto kauza ti, sepse nuk e ke seriozisht çuarjen e një nisme, një të vetme, deri në fund. Të paktën kurseja shtresës tonë këto nismat me gjasme, këto ngritjet e grupeve të punës, kur rezultati dihet: Asgjë.

Çfarë turpi të përdorësh politikisht kauza të tilla plagë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan ajo.

Më 28 nëntor, deputeti i PS-së Bujar Çela, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, uroi Ditën e Pavarësisë me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Por pavarësisht reagimeve të demokratëve, ai nuk u tërhoq nga deklarata e tij.

Pas kësaj ngjarje, PD ka deklaruar se do të propozojë në Kuvend një paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin e simboleve komuniste. Sipas tyre kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/12/2021 02:20

    /QYTETARI/,ke bere nje deklarate te forte.Kur studionim etnografine ne UT,me kujtohet qe kete gje na e tha profesori jone,por e kishte thene me pare nje autor i huaj qe kishte studiuar kanunin tone,emri i tij s'me kujtohet,por e mbaj mend qe kishte pas thene:/Bese kerkon nje popull i pabese/Atehere me habiti,por eshte e verteta e pameshireshme qe na karakterizon dhe qe nje i huaj na e kishte perplasur ne fytyre.

    Përgjigju
  • Qytetari: 01/12/2021 00:17

    Besa permendwt nga ato qe skan bese..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)