PD, Paloka: Mos hiqni asnjë
nga puna, ofrojmë konsensus

PD, Paloka: Mos hiqni asnjë<br />nga puna, ofrojmë konsensus
TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka bërë një propozim konkret për të tejkaluar krizën që ka shpërthyer mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me aktin normativ për Nëpunësin Civil. Në lidhje me shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të nënpunësit civil, Paloka ka thënë se opozita ofron kompromis, vetëm nëse këto 6 muaj nuk hiqet askush nga administrata publike, nga puna. “Doni marrëveshje, mos lëvizni nga administrata asnjeri për këto gjashtë muaj. Nëse nuk kanë qëllim largimin e njerëzve nga administrata, të bëjnë një bllokim siç është administrata sot.

Kjo ishte një ide e imja, nuk jam unë ai që vendos. Sapo më erdhi kjo ide në fakt, pse jo dhe mund të diskutohet”, u shpreh Paloka për mediat. Sipas tij hyrja në fuqi e ligjit për Administratën Publike një nga tre ligjet e vëna si kusht nga BE për statusin e vendit kandidat, në prill të vitit të ardhshëm, është përpjekje e mazhorancës së re për të pastruar administratën dhe për t’i zëvendësuar ata me militantë të majtë. “Ligji është shumë i plotë, është përgatitur nga europianët jo nga ne. Janë bërë dhe shtesat e socialistëve. Ata nxjerrin justifikimin e akteve nënligjore. Ato përgatiten pasi ligji hyn në fuqi. Ky është një justifikim që lidhet me shkatërrimin e administratës.

Nëse do largohen njerëzit siç janë larguar këto ditë drejtorët pa asnjë procedurë, pa asnjë rregull, janë mbledhur borde në mes të natës dhe me këto borde është shkarkuar brenda natës një drejtor, këto janë skandale. Kjo është e gjithë arsyeja pse kërkohet shtyrja gjashtë muaj”, deklaroi Paloka. Ai ka vijuar akuzat për emërimet e qeverisë në drejtoritë kryesore. “Nuk thotë njeri të mos bëhen lëvizje brenda administratës. Do ishte absurde ta kërkonim një gjë të tillë. Ne po flasim për atë që po ndodh, që ka ndodhur dhe këto ditë, ndryshime pa asnjë lloj procedure, pa asnjë lloj kriteri, kë i do qejfi.

Mundësisht njerëz pa dinjitet fare që t’i kontrollojë lehtësisht dhe të bëjnë çfarë të duan. Po u bëhet presion të gjithëve për t’u larguar nga puna”, tha Paloka. Për të cilin është i pajustifikueshëm një presion i tillë. “Kemi vite që flasim për stabilitet në administratë. PS hoqi dhe pastrueset nga puna në 97-n. Tashmë njerëzve nëpër zyra u shkohet si gestapo, po u bëhet presion për t’u larguar. Për fat të mirë dhe socialistëve që mbajtëm ne në punë, po u bëhet e njëjta gjë”, tha Paloka.
 
Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet