PD për video-kokainën: Rama mbron Lefter Allën, nuk po lejon arrestimin e kryebashkiakut

PD për video-kokainën: Rama mbron Lefter Allën, nuk po lejon arrestimin e kryebashkiakut

Partia Demokratike ka vazhduar akuzat  ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, duke thënë se është kryeministri Edi Rama që e mbron, duke mos lejuar arrestimin pas videos që selia blu pretendon se Lefter Alla pi kokainë.

Sipas një deklarate të ish deputetit Gent Strazimiri, kryebashkiaku i Bulqizës duhet të shkarkohet sot nga Edi Rama.  Strazimiri gjithashtu në deklaratën për shtyp tha se, drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndjekjen penale, për moskallëzim krimi, ndaj kryebashkiakut Alla, pasi ky i fundit bashkëpunon sipas tij, me grupe kriminale që tregtojnë kokainën. Strazimiri theksoi se ndjekja penale nuk ka filluar sepse Edi Rama ka kapur drejtësinë.

"Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë. Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Edi Rama i Bulqizës nuk është arrestuar ende, sepse Edi Rama i Tiranës e ka kapur drejtësinë. Kapja e drejtësisë dhe shndërrimi i Partisë Socialiste në një strehë për horrat dhe banditët janë dy prej plagëve më të mëdha që Edi Rama i ka shkaktuar vendit", tha ndër të tjera Strazimiri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KOK ZBATHI: 23/01/2020 13:01

    O strazimir k9k zbathi të njofim dhe ty me rovole në brez te liqen8 o kriminel ordiner. Nëqoftëse ky kryebashkjaku ka pir drog të dënohet sa më rënd. Po nëqoftëse ai bën testin e del negativ ku do futeni ju mor krimba. Se ju kemi par ju që thoshit lavire bulevardi për kryeprokuroren e Shtetit o pler e për Presidentin vagabond. Prandaj prisni mos fugoni si plera që jeni prisni e pasaj flisni. Qesh mir ai që qesh i fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?