Partia Demokratike ka vazhduar akuzat ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, duke thënë se është kryeministri Edi Rama që e mbron, duke mos lejuar arrestimin pas videos që selia blu pretendon se Lefter Alla pi kokainë.
Sipas një deklarate të ish deputetit Gent Strazimiri, kryebashkiaku i Bulqizës duhet të shkarkohet sot nga Edi Rama. Strazimiri gjithashtu në deklaratën për shtyp tha se, drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndjekjen penale, për moskallëzim krimi, ndaj kryebashkiakut Alla, pasi ky i fundit bashkëpunon sipas tij, me grupe kriminale që tregtojnë kokainën. Strazimiri theksoi se ndjekja penale nuk ka filluar sepse Edi Rama ka kapur drejtësinë.
"Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë. Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Edi Rama i Bulqizës nuk është arrestuar ende, sepse Edi Rama i Tiranës e ka kapur drejtësinë. Kapja e drejtësisë dhe shndërrimi i Partisë Socialiste në një strehë për horrat dhe banditët janë dy prej plagëve më të mëdha që Edi Rama i ka shkaktuar vendit", tha ndër të tjera Strazimiri.
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.2%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 2397
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)
21 Prill, 21:15
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike se bëri ironi me emrin e tij në kohën e fushatës
20 Prill, 08:19
O strazimir k9k zbathi të njofim dhe ty me rovole në brez te liqen8 o kriminel ordiner. Nëqoftëse ky kryebashkjaku ka pir drog të dënohet sa më rënd. Po nëqoftëse ai bën testin e del negativ ku do futeni ju mor krimba. Se ju kemi par ju që thoshit lavire bulevardi për kryeprokuroren e Shtetit o pler e për Presidentin vagabond. Prandaj prisni mos fugoni si plera që jeni prisni e pasaj flisni. Qesh mir ai që qesh i fundit.
Përgjigju