Rama inspektoi punimet në Fier, PD e priti me protesta në kohë koronavirusi! Shoqërohen 2 demokratë, rrezikojnë 5 mln lekë gjobë

FIER- Vizita e kryeministrit Edi Rama në Fier është shoqëruar me protesta thirrur nga Partia Demokratike. Pjesa më e madhe pa maska e doreza dhe pas distancim sociale, janë shprehur se nuk kanë marrë pagën e luftës dhe se gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar së tepërmi.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen në shtëpi, por kjo thirrje nuk është dëgjuar, e për pasojë janë shoqëruar tre persona, mes tyre dhe 2 drejtues të strukturave të PD-së. Për kreun e PD-së së Fierit, Luan Baçi, policia ka bërë një sjellje provokative kundrejt qytetarëve, sipas së cilit këta të fundit kanë qenë të pajisur me leje në e- albania. Ai ka kërkuar lirimin e të arrestuarve, duke paralajmëruar mëruar se nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, do të "përballen me zemërimin e qytetarëve".

Nga ana e kryeministrit Edi Rama, nuk ka pasur asnjë reagim. Ai ka inspektuar dy kantieret, rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica si dhe rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës "Jakov Milaj", por nuk bëri asnjë koment mbi protestat.

Organizimi i protestave është e ndaluar me ligj, në një kohë pandemie, që vendi po përjeton në këto momente. Sipas aktit normativ të hyrë në fuqi disa javë më parë, për masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit, kush organizon protesta, ndeshje apo konferenca 5 mln lekë gjobë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Baçi: Rama erdhi fshehurazi në Fier, protestuesit kishin marrë leje në e-albania! Të lirohen të arrestuarit

Kreu i PD-së, Fier, Luan Baçi akuzon policinë se ka provokuar qytetarët që ishin në protestë. Sipas tij, të gjithë qytetarët që ishin në shesh, pjesë e të cilëve edhe nga strukturat e PD, të cilën e konfirmon, kanë qenë të pajisur me leje të marrë në e-albania. Në një prononcim për mediat, Baçi shprehet se policia duhet të lirojë të arrestuarit, duke paralajmëruar kundërpërgjigje.

"Jam këtu për të denoncuar sjelljen e padenjtë dhe arrogante të policisë së shtetit, shumë qytetarë punonjës të naftës dhe të ndryshëm, policia ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme, me urdhra provokativ me idenë se kishin vizitën e të famshmit që vjen fshehura, pati qytetar të revoltuar dhe marr vesh që kanë ndaluar në mënyrë të paligjshme,, 3 qytetar, 2 prej dy anëtarë të PD-së, Fier, Arfrim Vrinzoi dhe Pandemi Tole, është e përhershme kjo sjellje e policisë, Ramës, i bëj thirrje që t'i nxjerrë nga polica këta qytetarë se nuk kanë bërë asnjë shkelje, kanë qenë me leje të marrë në e- alabania, ua kanë treguar edhe policisë, edhe pse jemi në gjendje të fatkeqësisë natyrore. Do të ballafaqohen me fuqinë e qytetarëve fierak dhe më gjerë. Nuk ka pasur protestë, jo të grumbulluar, ka qenë një ditë e zakonshme, kanë dalë qytetarët në rrugë dhe një pjesë e mirë e tyre janë edhe pjesë e PD-së, të gjithë kishin aplikuar në e-albania. Kërkojnë të tjerë për t'i arrestuar dhe ndaluar, po vend diktaturën e tij personale. I kapën si Hiena në rrugët e Fierit dhe i kanë shoqëruar në polici, kishte thirrje Rama ik, e drejtë e qytetarëve, se nuk e duan dhe Rama të ikë", tha Baçi.

Ora 13:50
Protesta në Fier/ Arrestohet 2 drejtues të strukturave të PD-së, rrezikojnë 5 mln lekë gjobë

Tre persona janë arrestuar nga protesta e organizuar në Fier gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë se dy prej tyre janë drejtues në strukturat e PD-së në Fier, Afrim Vrinzoi dhe Pandemi Tole.

Ora 13:20
Rama në Fier: Lumi Gjanica nga burim përmbytjesh e pisllëku në damarin e gjelbër të qytetit

Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ishte në Fier, ku inspektoi dy kantieret, rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica si dhe rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës "Jakov Milaj".

Kryebashkiaku Subashi tha se "Përfundimi i këtyre dy projekteve do t'i sjellin qytetit atraktivitet, turizëm, shtim të hapësirave publike, shlodhëse e të gjelbëruar dhe qëndrueshmëri zhvillimi mjedisor, ekonomik dhe kulturor".

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama shprehet se "lumi Gjanica është kthyer nga një burim përmbytjesh e pisllëku, në damarin e gjelbër të qytetit" me investimet që po bëhen. Vizita e kryeministrit është pritur me protesta nga një grup demokratësh të organizuar nga ish-deputeti dhe njëherësh kryetar i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi.

Ora 11:13
Protestuesit në Fier: Rama na la pa bukë, asnjë s'e ka marrë pagën e luftës... jemi në gjendje të mjerueshme

Naftëtarët në Fier shprehen se nuk e kanë marrë pagën e luftës, edhe pse u është premtuar nga qeveria. Ata shprehen se gjendja e tyre ekonomike është e mjerueshme dhe kanë frikë për të ardhmen.

"Na la pa bukë dhe tani na shpërndanë, ja ky është Edi Rama",

"Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjëri. Po deshi të dalë ndonjëri dhe të thonë që e ka marrë. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme. Nuk e dimë se ça do bëhet me ne, me sa shikojmë nuk ka të ardhme fare. Rama e di gjendjen tonë", thanë disa nga protestuesit. 

Ora 11:03
Protestuesi në Fier: Na mashtruan me pagën e luftës, Rama na ka lënë për ibret të Zotit

Një protestues shprehet se ka dalë në protestë pasi qeveria e ka mashtruar për pagën e luftës. Sipas tij, naftëtarëve u është premtuar paga prej 40 mijë lekësh, por ende nuk e kanë marrë dhe kjo ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes ekonomike.

"Ne vuajmë për kafshatën e gojës, na thanë për pagën e 400 mijë lekëshit, ku e ka që tha naftëtarët do të marrin lekët, na mashtron, na gënjen, pse e mashtron popullin, na ka lënë për ibret të Zotit, të shesim xhaketën, të dalim lakuriq, me ça t'i paguajmë, të vejë dorë mbi naftëtarët ose do të bëjmë grevë urie", tha qytetari.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Apolonia: 01/05/2020 19:28

    Ik o Luan se le nam po pse me Kosheren kerkon ta rrezosh Edin ti? Te pakten gjej ndonje te hajrit.

    Përgjigju
  • KIRI: 01/05/2020 16:43

    O EDO ATY AFER LUMIT GJANICA KUR kalove bashke me subashin ne te djathte ishin disa shtepi 2 kateshe per faqe te zeze ...duhen shembur sepse jane shume te shemtuara me ca shkalle hekuri,,,turp,,,po ashtu nja 500 m larg lumit kishte dhe ndertesa te tjera te shemtuara qe mund te shemben dhe te krijohen hapsira per parqe e lulishte,,,qendra e fierit duhet te kete nje lulishte te madhe...

    Përgjigju
  • Tironci: 01/05/2020 15:39

    Po ai eshte kryeministri i vendit dhe nuk ka nevoje te hy fshehurazi o pall,fshehurazi ti ke nxjerre banditet tuaj ne karantine! A e di sa eshte denimi o pall.

    Përgjigju
  • Tosi: 01/05/2020 14:07

    Po strateg'ja e leshitlikes, kembeshtrembeta, shalepiprra, Kejdi Dhembcakallja a kishte shkuar ne proteste per ndihme, se atje e njohin mire dhe ka reputacion te madh si vajza e nje mashtruesi ordiner te qytetareve te Fierit.

    Përgjigju
  • PËR BOND: 01/05/2020 13:58

    O BOND JE MIHOP APO ÇFAR ME KË SY E KE PAR ME ATË PA XHAM APO ME ATË ME XHAM. ATY KAN DAL PA DISKUTIM 5 IDJOT SE DUKEN NGA FYTYRA QË JAN NJËSOI SI TY. EDI RAMA MUND TË KET GABIME PO S'KRAHASOHET KUR ME WENIN BASTARD SALHE. BOJ SRLOM SATOM.

    Përgjigju
  • Soros: 01/05/2020 13:43

    Rama je gjigand !!!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 01/05/2020 13:28

    Fierin e bani Bitisha agai i Surrelit vec din me shkatrru me vra me pre me vjedh

    Përgjigju
  • robi: 01/05/2020 13:02

    Po pse mungon Klevis krrici i Faros ne proteste, qysh se filloi puna ne unaze dhe tek mbikalimi shqiponjes Klevis krrici i Faros ka pjerdhur, ka ikur per lesh dhije, ne te s'emes.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 01/05/2020 12:42

    Ju iku truri pedeistave hani m hani

    Përgjigju
  • Tosi: 01/05/2020 11:39

    Keta jane mbeturinat e bandes se naziskineve qe bllokonin rruget vjet, dhe digjnin me molotov deren e kryeministrise nen drejtimin e kryevagabondit te pd leshelis Flamur Herman Geringut, jane ne grahmat e fundit se ne pushtet nuk vijne me sa te kene Strazon me patllake, Klevis krricin e Faros, Paloqen dhe Muli Horrin ne radhet e tyre.

    Përgjigju
    • Bond: 01/05/2020 12:20

      Bravo populli i Fierit. Te majte e te djathe ne shesh per te drejtat dhe lirite e tyre pa dallim ...feje... krahine...dhe ideje.... Boll u tallen me popullin e varfer dhe te vuajtur keta maskarenj te te dy bandave te majta dhe te djathta...

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake