PD prezanton Markun si drejtues politik në qarkun Lezhë! Bardhi: 25-prilli betejë për jetë a vdekje

4 ditë pas zyrtarizimit si drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku është prezantuar përpara strukturave të kësaj force politike në këtë qark.

Prezantimi i Markut në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë u bë nga Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i cili tha se beteja elektorale e 25-prillit është një beteje për jetë a vdekje mes shqipërisë dhe një njeriu që po i merre frymen vendit dhe sipas tij duhet besuar fuqimisht në fitoren e Partisë Demokratike.

“Vjen sot si drejtues politik i qarkut si një anëtar i këtij ekipi të jashtëzakonshëm, burrash dhe grash të Kurbinit të Lezhës dhe Mirditës për të qenë krah jush dhe ju krah tij për ti siguruar fitoren e thellë të PD në zgjdhjet e 25 prillit. Asnjëri prej nesh si drejtues politik qarku nuk vjen në strukturën e partisë me mendjemadhësinë. Beteja elektorale që kemi përpara për ne demokratët është betejë për jetë a vdekje, por nuk është betejë për jetë a vdekje vetëm për ne demokratët.

Nëse do ishte kështu ne do kishim thjesht betejë politike mes demokratëve dhe socialistëve. Nuk është betejë mes PD dhe PS, por betejë mes Shqipërisë dhe një njeriu që po i merr frymën vendit. Secili prej jush në këtë sallë duhet të besojë fuqimisht te fitorja e PD në zgjedhje”, tha Bardhi.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës Mark Marku premtoi mbështetje të plotë në fushatën elektorale, për të arritur fitoren e sigurtë në Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit.Profesori i gazetarisë Mark Marku ka qenë dhe në periudhen 2009-2013 deputet i Qarkut të Lezhës, ndërsa emri i tij është pritur mjaft mirë nga strukturat e PD-së në tre bashkitë e këtij qarku.

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria do vijojë të mbyllet në orën 20:00/ A ju duket i drejtë vendimi i ekspertëve për të mos ndryshuar masat anti-COVID?

Komento

Komente

  • Lezha: 24/01/2021 00:20

    Me Mark Mutmarkun ka me lulezue Lezha.

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/01/2021 16:27

    PD lindi me parullat,Shqiperia si Europa ,liri demokraci,etj....valle cka ndodhur tani qe bejne thirrje per jete a vdekje,nga vini dhe ku shkoni me keto mend!!!!!!!!

    Përgjigju
  • socialisti: 23/01/2021 13:56

    po me ty o bardh k.i dhe me boletn mark marku do vini ne pushtet po kush ta jep voten ty mo k.r

    Përgjigju
  • Ua Ua: 23/01/2021 13:53

    Gaz by*a lezet me kripe.

    Përgjigju
    • TORE B.: 24/01/2021 00:21

      Vec une ja ndjej lezetin Gazit

  • Balldreni: 23/01/2021 13:50

    Me 25 prill ne hale te gomereve do shkoni te gjithe ju jashtqitje te kombit Mark Mutmarku& CO

    Përgjigju
  • TORE B.: 23/01/2021 13:37

    Lezet te te prezantoj nje skerbythje si Gaz Marmida.

    Përgjigju
  • anonymous: 23/01/2021 11:54

    ky plehra qe del ke opinion dhe ben si analist i pa politizuar hahaaha tani e nxorri koken pse dilte ke kazani dhe bente çorbe palo burr

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Basha takim me sipërmarrësit në Durrës: Energjia në Shqipëri, në kolaps nga korrupsioni dhe monopolet