PD publikon videon: Ja ku është Olta Xhaçka duke udhëtuar me helikopterin e ushtrisë për takim elektoral në Dibër, ambulancat te Infektivi ndizen me të shtyrë

TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet ish- deputetes Albana Vokshi, kanë publikuar një video tjetër ku akuzojnë ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur helikopterin e Ushtrisë për të shkuar në takime elektorale në Dibër.

Sipas demokratëve, kjo video është filmuar ditën e premte, e cila ka shkuar në Dibër dhe më pas është kthyer në Tiranë brenda ditës. "Gjithçka është e qartë si drita e diellit', thotë Vokshi, e cila shton se ka edhe prova të tjera që vërtetojnë këtë shkelje të ministres Xhaçka.

"48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.  Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar. Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin. E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj. Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët. Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra. (Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë. Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit. Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes. Ja ku është Olta Xhaçka që zbret nga makina, për t’u futur më helikopter). Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste", tha Vokshi.

Akuza ka pasur edhe për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilëve nuk reagon pasi e bën vetë një gjë të tillë.

 "Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti  vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij.  Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anti-COVID apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike, që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook. Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe", tha Vokshi.

Një javë më parë ishte deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi që denoncoi ministren Xhaçka teksa i kërkoi që të dorëhiqej pasi po shkelte ligjin, por një gjë e tillë është mohuar nga Ministria e Mbrojtjes duke e quajtur si një "histori alla babale". Në reagimin e tyre, ato theksojnë se këto akuza janë të pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Koronavirusi/ Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat kufizuese. A jeni dakort me vendimin?

Komento

Komente

  • mond: 27/11/2020 18:43

    autoambulancat ndizen me te shtyre ? po c prisni ? shkoni vini nga nje dore qe te jepni shembullin dhe keshtu beni dhe ndonje pune, jo vetem llafe....qe jeni bere si estradat e ndermarjeve qemoti (si ne dimer e behar, zetorat ndizen me zjarr... ishte nje skeç) nuk diskutohet, por deri ne prill kemi per te pare....

    Përgjigju
  • TON KAPARTONI: 27/11/2020 17:00

    O TON KAPRTONI PO PEDERASTIN E SALMUTIT A E KE PA O TON SI E VODHI KLUBIN PARTIZANI E FITOI 21 MILJON EURO E KTO EURO JAN DHE TË TUAT E SHKËRDHENI SY PESHKAQENI SHËTIT BOTËN PA KAP 1 DIT PUN ME DOR. ME NJË FJAL O TON ME LEKËT E TUA E ME LEKËT E SHQIPTARVE FAMILJA E SALMUTIT ASHT TU BA ÇEF I TI PRAP HUDHESH ME I MBROJT. TI MBROI SE KE TË DREJTËN TANE POO FAMILJA BERSHURRA ËSHTË FAMILJA MA E POSHTËR NË HISTORIN E KOMBIT SHQIPTAR. SALMUTI JA KALON DHE KRIMINELIT ENVER HOXHA PËR KRIMINEL E HAJDUT. ENVERI KA QEN KRIMINEL PO JO HAJDUT SE I KEMI PA FMIT E ENVERIT SI JETOJN. NUK SHEËTISIN BOTËN ME LEKËT E TUA E TË MIAT O TON ZOTNIA. GALMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN TON BURRI MALEVE.

    Përgjigju
  • TAQI RAQI: 27/11/2020 13:03

    O PARTIA QENEF WC PD PO AJO ËSHTË MINISTRE E MBROJTJES E E KA ME LIGJ QË DO FLYTYROI PËR INSPEKTIM APO PËR NJË PUN TË SHTETIT. E AJO DO BÊJ PUNËN E SAJ DERISA LIGJI JA LEJON KTU SKA AS GJË TË KEQE. PO KUR ISHIT JU NË PUSHTET E HARUAT QË SHKËRDHEN SY PESHKAQENI FLYTYRONTE ME DASHNORET O PARTIA QENEF WC APO ATERE S'QUHESH. SA TË JET JETA JU PARTIA QENEF WC PUBLIKE PD NUK VINI MË NË PUSHTET PARTI KURVASH E PARTI KRIMINELËSH.

    Përgjigju
    • Toni: 27/11/2020 13:31

      Pse nxehesh o TAQI, apo te djegu?

  • Fshati: 27/11/2020 12:27

    Ne 1994-1995 Berisha ka perdorur helikopterin per te shkuar per te ngrene dreke ne Sarande. Qe jeni te tere te kurruptuar, ose si thone katunaret hajdute kete e dine te gjithe por tani jeni bere si femije.

    Përgjigju
    • Ladi: 27/11/2020 22:01

      1) nese Xhacka ka perdorur helikopterin per pune parie, kjo eshte shkelje ligjore. Fakti we paraardhesit e Xhackes i kane perdorur helikopteret, ky nuk eshtd justifikim. 2) nese ka perdor helukopterin sic eshte denoncuar, te kerkoj falje.



×

Lajmi i fundit

John

6 këshilla drejtuar shoferëve për udhëtimin me kujdes në ditët me mot të acartë!