PD: Qeveria pa strategji për COVID-19, Shqipëria e fundit në rajon për testimet

PD: Qeveria pa strategji për COVID-19, Shqipëria e fundit në rajon për testimet

Gazmend Koduzi

Ekspertët e Shëndetësisë në Partinë Demokratike thonë se qeveria nuk ka asnjë strategji për të përballuar COVID-19. Eksperti Gazmend Koduzi në një postim në Facebook publikoi shifrat e testimve, ku e rendit Shqipërinë të fundit në rajon. Koduzi thotë se qeveria aplikoi për qytetarët masën më të vështirë, izolimin dhe masën më të lehtë për COVID-19, duke mos bërë teste.

Për Partinë Demokratike, qeveria fajëson qytetarët për rritjen e rasteve me COVID, ndërkohë që nuk mori asnjë masë sidomos në trinomin Testim – Ndjekje e rasteve – trajtim.

Reagimi i Gazmend Koduzit

Nga “Qeveria më e mirë” te “populli më i keq” në botë

Në fillim të epidemisë së covid-19, Qeveria vuri në zbatim masën më të lehtë për atë, dhe më të vështirën për qytetarët, izolimin. Kjo masë u pranua dhe u zbatua nga qytetarët, por nuk u pasua nga qeveria me masa të tjera për kontrollin e situatës. Kështu, qeveria nuk prokuroi testime dhe tampon, por u mbështet në donacione. Nuk pajisi në kohë personelin mjekësor me masa mbrojtëse personale, dhe nuk përgatiti infrastrukturën shëndetësore për përballimin e nevojave. Respiratorët dhe masat mbrojtëse personale u prokuruan në kulmin e epidemisë        ( në fund të Marsit 2020). Nisur nga masat ekstreme, konfuze, por edhe të zgjatura në kohë, qeveria shqiptare shpalli fitoren, duke thënë që është qeveria më e suksesshme në botë. Por me hapjen gjatë muajit maj, dolën në pah problemet dhe dobësitë e sistemit tonë shëndetësor. Qeveria nuk përgatiti sistemin për përballimin e sfidave të hapjes. Sipas analizës së sistemeve shëndetësore, “Indeksi I sigurisë Shëndetësore Globale 2019”, Shqipëria performon shumë dobët në të 6 elementët e vlerësimit, por më dobët është në “praktikat e mbajtjes nën kontroll të infeksionit dhe gatishmëria e pajisjeve”. Pikërisht, me hapjen dhe kthimin në normalitet të shërbimeve shëndetësore, spitalet dhe sidomos QSUT u kthye në vatër të shpërndarjes së infeksionit. Mungesa e protokolleve për parandalimin e infeksioneve spitalore, testimin e personelit mjeksor, pacientëve që shtrohen dhe dalin nga spitali, ka bërë që kurba e rasteve aktive në Shqipëri të jetë sikur po hyjmë në kulmin e epidemisë. Për këtë shpërthim qeveria ja vuri fajin popullit! Nga ana tjetër, qeveria nuk kishte asnjë strategji për mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit, sidomos përmes trinomit Testim – Ndjekje e rasteve – trajtim. Shqipëria ka kryer numrin më të vogël të testimeve në rajon, vetëm 8549 testime për milion banorë, disa herë më pak se fqinjët e tjerë. Nëse nuk kryhen mjaftueshëm testime, nuk mund të kapësh rastet e infektuara si pasojë nuk kryen dot as ndjekjen e rasteve. Pikërisht, mungesa e një strategjie të saktë, mungesa e besueshmërisë te shifrat e dhëna nga qeveria, ju hoqi shqiptarëve të drejtën e lëvizjes së lirë në Europë, të fituar me aq mund në v.2010. Qeveria duhet t’u japë llogari shqiptarëve çfarë strategjie ka dhe cilat janë masat që do të marrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të covid-19.

Statistikat e publikuar nga PD për testimet në rajon

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 06/07/2020 12:09

    O ZOG GOMARI: Kush mundeson uljen e infeksionit??Gjetja e burimit e percaktimit te vatrave te infeksionit dhe trajtimi atyre burimeve te infeksionit apo rritja testimeve(?????).As kina ,as K.Jugut,as Zelanda e re e tani se fundi edhe Gjermania kan hequr dora nga testimet masive e perqendrohen ne percaktimin e vatrave te infeksionit(ne fund te fundit shtatrrethimi apo ndalim qarkullimi bazohet ne mundesin me efikase te ndalimit te perhapjes se shkalles se infeksionit e te qendrave te infeksionit)

    Përgjigju
  • Strategu: 06/07/2020 11:54

    Ato shifrat meri futja nga pas sali kriminelit lulit likes mones mediut tabakut kapakut vetes tende dhe gjith plerave te tjer....planin e qeveris e dini mir edhe tet vjet akoma ...po ju cfar plane kini ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri