PD këmbëngul: Karantina për koronavirusin në Kavajë, Rama ta ndërtojë në shtëpinë e tij

PD këmbëngul: Karantina për koronavirusin  në Kavajë, Rama ta ndërtojë në shtëpinë e tij

Sekretari i Përgjithshëm iPD-së, Gazment Bardhi

TIRANË- Ndonëse Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino e mohoi, Partia Demokratike këmbëngul që karantina për personat e prekur nga koronavirusi është ndërtuar në Kavajë, deklaratë kjo e bërë më herët edhe nga ish- kryeministri Sali Berisha.

Është sekretari i Përgjithshëm iPD-së, Gazment Bardhi i cili ka reaguar sërish lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar si një papërgjegjshmëri nga ana e qeverisë që karantina të ngrihet në një zonë shumë të populluar. Ai thotë se ka informacione lidhur me një urdhër që ka dhënë ministria e shëndetësisë për ta kthyer këtë spital në karantinë dhe se për këtë kanë nisur edhe përgatitjet.

"Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë. Kjo është papërgjegjshmëri! Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve. Ky është një provokim i rëndë me Kavajën! I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin. Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë", shkruan Bardhi.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Në deklaratën që Bino bëri më herët, konfirmoi se është ngritur një karantinë spitalore, në një spital në vend, por pa dhënë emrin e tij, me argumentin për të mos përhapur panik tek njerëzit pranë kësaj zone. Ajo mohoi në mënyrë kategorike që një karantinë e mundshme të jetë në Spitalin e Kavajës, siç ka akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha më herët dhe Bardhi së fundmi duke thënë se karantina duhet të jetë larg qendrave të banuara ku ka pamundësi për përhapjen e infeksionit.  " Unë nuk e di pse ajo është zbrazur, ajo (Spitali i Kavajës) nuk është qendra që kemi përcaktuar si qendër shtesë për karantinë. Nëse do të ketë shumë raste janë përzgjedhur edhe struktura që i plotësojnë këto kushte", tha më herët doktoreshë Bino.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bleona qerreti: 24/02/2020 11:02

    une them ta bejne ke shtepia oficereve sot PD-ja qe ja xhvatet ju pronareve, o BQ Kavaje !!!

    Përgjigju
  • Bruno: 24/02/2020 07:19

    Shume e cuditeshme. Ketu ne Bruksel karantina eshte ne spitalin me te madh te Belgjikes dhe eshte ne zemer te Brukselit.

    Përgjigju
  • Vlora: 23/02/2020 23:01

    Ooooo pisaaaaaaa....oooooo legenaaaaaa qe vetem perfitues nga fatkeqsite jeni .... po pse ore do ju marri lejee juuuu ku do ta ndertojeeeee.... pisaaaaaaaaaaaa ...... mase ju ze ju dhe zoti me Degjofte

    Përgjigju
  • lavdosh: 23/02/2020 22:43

    Cfare jane keta? A kane llogjike ne ato qe thone dhe bejne?

    Përgjigju
  • TTT: 23/02/2020 22:32

    Partia e terroristeve, katnareve dhe shpellarve

    Përgjigju
  • Hahahah: 23/02/2020 22:21

    PD dhe LSI jane kancer i shqipërisë....Si mund të jenë kaq cakej, hijena më këtë problem të madh që bota....kafshë mbeten

    Përgjigju
  • Lule: 23/02/2020 22:20

    Jo jo nuk do ta bejne ne kavaje pa merak. SHQUPI do behet karantine

    Përgjigju
  • ema: 23/02/2020 22:07

    Mezi prisni O Hajduti i PD-se qe te vije virusi ketu, e te vdesin njerez,dhe juve t'ia hidhni fajin qeverise. Te ngrini popullin kunder e te beni lesh e li vendin Strategjia juaj eshte te vini ne pushtet permes kufomave, ashtu sic beri HITLERI.

    Përgjigju
  • zani: 23/02/2020 22:01

    Keta zagare qe vetem lehin duhen futur 7 pashe nen dhe. Burgu eshte shume i lehte. Nuk dine si te krijojne panik e te sabotojne punen e Qeverise ne kete situate Emergjente. A thua se iu dhimbset populli. Po ku duhet te ngrihet karantina o Plehra, qe vetem dini te vidhni e te prishni? Kudo njerez jetojne, koha nuk pret...... Edhe rreth Repateve Infektive njerez ka, nuk jane ne male.

    Përgjigju
  • Kavajsi: 23/02/2020 21:59

    Me kavajën kruhuni ju. E ka tregu kavaja veten kur ka qenë e nevojshme. Pse ju han menerja vet, rrini, mos u kruni shum.

    Përgjigju
    • kavajsi: 24/02/2020 11:03

      10000 here me mire kavajs se durrsak torrollak !!!

    • Durrsaku: 24/02/2020 07:19

      Ruhuni nga kavajsit se po i pate nga pas ta ngjeshin edhe s'pyesin fare edhe nqs je i infektuar me corona virus.

    • durrsaku: 24/02/2020 06:30

      Ju kavajsit e keni tregu veten bravo. Ju ta hani .... kaq dini ju. Na e bone sikur me qene qyteti escobarit ju max doni manallin aty kaq doni ju

  • Basha: 23/02/2020 21:44

    Jo more Bardhi Rama do e bejne karantinen teke mami i jote se ka pushtetine

    Përgjigju
  • meri: 23/02/2020 21:36

    E ke nga injoranca...,apo nga shpirti jot katran...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish