PD: Rama tjetër thotë dhe tjetër bën! 7 mln euro tendera që s'kanë lidhje me shëndetësinë

PD: Rama tjetër thotë dhe tjetër bën! 7 mln euro tendera që s'kanë lidhje me shëndetësinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza drejt qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit po vepron ndryshe nga sa thotë në përballimin e situatës me koronavirus.

Alibeaj akuzon Ramën se ka dhënë 4 tendera në vlerë 7 mln për kompani ndërtimi, pra që nuk kanë asnjë lidhje me "luftën" ndaj koronavirusit. 7 mln euro për të cilat Alibeaj thotë se shkojnë për pasurimin e një grushti njerëzish, oligarkësh, siç ai i quan në një kohë që këto para duhet t'i përdorte për shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e biznesve të mbyllura.

"Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Flet për luftë kundër koronavirusit, por në vend të financimit të luftës, çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit.

 Dje janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet. 4 tendera që nuk kanë lidhje as me shëndetësinë, as me ndihmën sociale dhe të papunët, as me ndihmën për bizneset e mbyllura. Qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane në vend që të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e detyruar e bizneseve.  Vendi tani nuk ka nevojë për shpenzime të padobishme! Me zgjerimin e hartës së pandemisë në Shqipëri, me rritjen e numrit të të prekurve nga COVID 19 dhe me rritjen e numrit të viktimave, qeveria duhet të kish hequr dorë nga vendimet që pasurojnë një grusht njerëzish në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

Shqipëria nuk e ka luksin të paguajë 7 milionë euro me një dorë, për të hedhur beton nëpër qytete. Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anullojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e biznesve të mbyllura. 7 milionë euro të tenderuara në një ditë për beton mund të shkojnë në një drejtim shumë të vlefshëm. T’i përdorë për shëndetësinë, për dezinfektimin e qyteteve, të rrugëve dhe banesave të shqiptarëve. Të financojë qindra mijëra njerëz në kufij të mbijetesës. Të garantojë se konsumi, bizneset dhe punësimi nuk do të shemben përtokë nga kriza. Këto dhe jo betoni korruptiv janë shërbimi më i mirë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve", tha Alibeaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NIPI I TRADHTARIT ISA TOSKA: 28/03/2020 16:21

    Ky qeni enkeled alibajga dhe sot në ditët më të vështira të njerzimit ri duke lef pa pushim. Ky e ka vllain në burg në Gjermani si diler droge mos vall dhe Gjermania është si Edi Rama për ktë bur me fytyr miu.

    Përgjigju
  • Getto: 28/03/2020 16:03

    Shko mor te kapt virusi e ta hupt faren? Bota ka tjeter hall e problem ti del si klysh qa duket vetja maj menqur se tjert... hup e te hupt zoti

    Përgjigju
  • O Plehra: 28/03/2020 15:59

    Ngelet duke ngrene mu*** ne kohe te koletes

    Përgjigju
  • Lala: 28/03/2020 15:54

    O NIPI I ISA TOSTES NUK KA NGELUR SHQIPERIA TI JAPESH MEND TI NIPI I KRIMINELIT ISA TOSKES QE DILTE NO QAF KOCOVITES DHE GRABISTE GRA FEMI I PRISTE GISHTAT VESHET PER UNAZN DHE VETHT UN QE PO TE SHKRUAJ TE NJO ME DNEMB DHE DHEMBALL O NIPI KRIMINELIT .

    Përgjigju
  • Tironci: 28/03/2020 15:32

    Pirll pirll o Alibej vellau i trafikantit,dhe i denuar per droge ne Gjermani,se nuk te degjon njeri se veç parti krimit dhe shpifsish jeni qe nuk ju degjon me njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet