PD refuzon sërish ftesën e Ramës: S' i intereson zgjidhja, por vetëm të pasurojë albumin propagandistik

PD refuzon sërish ftesën e Ramës: S' i intereson zgjidhja, por vetëm të pasurojë albumin propagandistik

TIRANË- Partia Demokratike ka refuzuar ftesën e bërë së fundmi nga kryeministri Edi Rama për t'u ulur në një tryezë, sipas së cilëve është vetëm një "show propagandistik ". Nëpërmjet nënkryetarit, Edi Paloka, PD-ja ka renditur arsyet se përse e refuzon këtë ftesë, ku ndër të tjera thuhet se Rama po shfrytëzon këtë situatë pas tërmetit.

Teksa ka hedhur akuza të drejtpërdrejta për kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dy zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, PD-ja shprehet se një qeveri e përgjegjshme do i fuste në burg si fajtorë kryesor për licencimin e pallateve që u shembën nga tërmeti.

"Shqiptarët kanë nevojë për vepra dhe jo llogje", vijon deklarata e PD-së, teksa i kanë drejtuar disa pyetje kryeministrit Rama që kanë të bëjnë me infrastrukturën e Emergjencave Civile, për të cilat selia blu akuzon se nuk kishin mjetet e duhura për të përballuar fatkeqësinë natyrore sepse fondi që u përket atyre është vjedhur nga qeveria.

Deklarata e plotë
Në ditën e 13-të pas tërmetit, ajo që ju duhet shqiptarëve nuk është pasurimi i albumit fotografik propagandistik i Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë.  Ajo që kanë nevojë shqiptarët është një qeveri e përgjegjshme, një kryeministër që nuk e mbush ditën me shfaqje te shëmtuara me fatkeqët. Shqiptarëve nuk i duhet një kryeministër që shfrytëzon fatkeqësinë për të nxjerrë nga sirtari projektet me PPP korruptive për të pasuruar klientët e tij mbi gërmadhat e vdekjes.

Shqiptarët duan ndihmë për njerëzit në nevojë. Shqiptarët meritojnë transparencë dhe përgjegjësi para ligjit për fajtorët. Po të triumfojë ligji mbi partinë, të parët që shkojnë në burg janë ata që lejuan banorët të futen në pallatet e Thumanës të çertifikuara të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit, nga Artur Bushi te qeveritarët e Tiranës.

 Po të triumfojë ligji mbi partinë, Gjush Dako në vend që të ri-emërohet dhe të ngarkohet për zhdukjen e letrave live në ERTV, e të shoqërojë Ramën në Turqi, duhet të ishte në burg për masakrën urbane në Durrës, që është bërë me firmën e tij dhe me betonin e tij. Edi Rama nuk mund ta mbulojë dështimin e tij me thirrje hipokrite. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme që çuan në viktima dhe vuajtje pa fund.

 Pse emergjencat civile nuk kishin mjetet e duhura për të përballuar fatkeqësinë natyrore? Pse i bëri lekët për paisje emergjencash, gaz helmues për popullin, dhe milionat për qen kërkimi, ushqim për babëzinë e qenveritarëve të korruptuar. Pse nuk i heq 10 oligarkëve të tij 150 milionë dollarë të taksave të shqiptarëve që t’ua kalojë ato njerëzve në nevojë.

 Shqiptarët tani ka nevojë për vepra dhe jo për llogje. Në vend të lotëve të krokodilit, shqiptarët kërkojnë siguri nga një qeveri që di dhe ka vullnet t’i zgjidhë problemet e tyre.  Deri tani në lartësinë e kërkesave të shqiptarëve është vetëm Lulzim Basha. Në këto 10 ditë, ai ka ofruar 2 plane për kapërcimin e shpejtë të fatkeqësisë: Planin e Emergjencës për banesat e dëmtuara dhe Planin për Rimëkëmbjen e Biznesit të prekur nga tërmeti.  

Zgjidhjet e propozuara Edi Rama i ka mbi tryezë. Por si përherë atij nuk i intereson zgjidhja por shfaqja, nuk i interesojnë njerëzit por pushteti dhe paraja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 09/12/2019 10:27

    PD - do mbesë vetëm në letër si kujtim i brishtë i kohërave tranzitore përplot me ndodhi trishtuese për popullin e Shqipërisë dhe kombit shqipëtarë në përgjithësi ...!!!

    Përgjigju
  • O tej: 09/12/2019 00:43

    O PD je ba parti lesh me qime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet