PD: Rezervat e shtetit zero ushqime, tani Rama-Xhaçka dhanë 1.5 mln euro tender pa garë

PD: Rezervat e shtetit zero ushqime, tani Rama-Xhaçka dhanë 1.5 mln euro tender pa garë

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj shprehet se rezervat e shtetit kanë zero ushqime për qytetarët, pavarësisht deklaratave se ka furnizim për 3 muaj. Alibeaj akuzon kryeministrin dhe ministren e Mbrojtjes se sapo dhanë një tender 1,5 milion euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit, por sipas tij pa garë.

Sipas PD-së, nga 35099 kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia. Alibeaj vijon më tej duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve, ndërsa akuzon se qeveria hesht për vjedhjen.

"Të dashur shqiptarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ju! Nuk e kanë mendjen te ju! Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës, ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro.

Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk. Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit. Alo Edi, Alo Xhaçka?

1. Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve?

2. Sa muaj apo vite eksperiencë ka?

3. Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?

Te dashur shqiptarë, ju që po prisni ndihmat në shtëpitë tuaja, ju të moshuar që nuk mund të levizni dot as me dhe as pa leje, të presim pak se mos na marrin në telefon për të na sqaruar se çfarë po bëhet me 1,5 milion eurot e ushqimeve tuaja" mbyllet deklarata e PD-së.

Deklarata nga ish-deputeti i PD-së
Alo Enkelejdi jam! Edi? Olta? Nuk ju vjen zëri, nuk degjoheni! Normal, jeni shumë të zënë duke vjedhur. Të dashur shqiptarë, tani do t’ju vertetojme se si tenderi për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë u vonua, sepse Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës u mori pak kohë skema e vjedhjes. Ata gjithmonë e gjejnë kohen! Kur bëhet fjalë për abuzime, marrin kohën që u nevojitet, se nuk u duhët shumë, nëse ti, i dashur qytetar, ke ngelur pa pune apo nuk ke për të marrë rrogën këtë muaj. Mjafton që Edi & Olta të vjedhin bukën tënde.

E vërteta është që kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro, nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. E vërteta është që kompania “Eurovia” që Alo Edi dhe Olta Xhaçka ka parapërzgjedhur për t’i dhënë tenderin është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore. E vërteta është që kompania “Eurovia”, është rregjistruar në Shqipëri rreth një vit më parë, në Shkurt 2019. Aktiviteti i saj kryesor lidhet me pajisje elektronike, ndërtim dhe sisteme kompjuterike. Ajo ka si administrator shtetasin Emir Shefitin, një pronar kompanie bastesh sportive të regjistruar në Tetovë, të quajtur “Sports and More”, e cila merret me lojra kompjuterike dhe programime teknologjike.

E vërteta është që në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore. Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore. Deri përpara se të mbyllte pazarin me Edi Ramën dhe Olta Xhackën, objekti i kompanisë ishte “Import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike, kancelarike, telefonike, elektronike, mekanike, të telekomunikacionit, elektrike, hidraulike, impjanteve e pajisjeve termosanitare…etj.”

Më datë 19 Mars 2020, gjashtë ditë përpara se Ministria e Mbrojtjes ta shpallte fituese për blerjen e pakove ushqimore, kompania “Eurovia” shpk shtoi në objektin e aktivitetit të saj edhe “Import eksport te mallrave industriale e ushqimore, prodhime bujqesore e blegtorale, prodhim e shitje pije alkoolike, tregtimin e tyre me shumice e pakicë”. Menjëherë pas këtij ndryshimi, Ministria e Mbrojtjes e identifikon dhe i dërgon Ftesë për Ofertë, në një procedurë pa garë dhe me negocim pa shpallje publike. Kjo është një aferë e pastër korruptive. Ky është akti që provon edhe njëherë që Qeveria vjedh edhe në kohë pandemie. Prandaj nuk ka para Edi Rama për të paguar pagat e punonjësve që sot janë në shtëpi, prandaj nuk ka para të paguar dhe ndihmuar biznesin, prandaj nuk ka para për famijet e varfra dhe në nevojë për mbijetesë. Paratë i shqiptarëve i kanë për t’i ndarë me miqtë e tyre!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VLLAI DROGMENIT: 01/04/2020 11:14

    a i ke treguar Shqiptarve për vllain tat drogmen që është në burg në Gjermani për shitje droge. Po që je nipi i isa pis toskës tradhtarit të kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Tosi: 31/03/2020 16:47

    Ky spiuni i Ballistit te Fierit rri gjithe diten tek vrima e celesit lane nam banda e vrimes se celesit ne aksion

    Përgjigju
  • MIU I PD ALIBAJGA: 31/03/2020 16:29

    Ky miu i pd alibajga duhet ti trgoi popullit Shqiptar ku e ka vllain e tij në çfar burgu të Evropës ? E për çfar e ka në burg vllain. E ky jashqitje e kombit bën politik në Shqipri me partin kak pd. Vllai tij është në burg për shitje droge në sasi të mbdhaja e është dënuar 15 vjet burg. E ky basdard bë politikën e partis kakasuti pd o pik e zez çe ka gjet shoqërin Shqiptare me kto lloi partish.

    Përgjigju
    • Qamili: 31/03/2020 21:38

      Po kur do pushoni nje mor injorantet e saliut

    • Hahaha: 31/03/2020 16:52

      Nje te qeshur me momentin.. Bravo nxirjani te verteten ,,qe te mos krejoset Si Mui ne dasem ky ...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale