1745949695_partiademokratike.jpg

Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit. Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia.

Votat që kanë ardhur nga Greqia kontestohen nga demokratët, të cilët pretendojnë manipulim zgjedhor.

Ndërkohë ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjerat. Kjo ankesë e PD-së vjen pas vendimit te Celibashit për vijuar ditën e nesërme numërimin e votave në orën 8:00.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 


Lajmi kryesor:

Diaspora/ KQZ vendos, sot nis numërimi i votave nga Greqia! Celibashi: Nuk u gjetën parregullsi! PD e ankimon në KAS