Debati mbi shtyrjen e qirave! Basha: Subvencionoi dhe boll me fyerje! Rama: Po nxit përçarje si në 97-ën

TIRANË-Qeveria dhe opozita vijojnë me replikat në distancë lidhur me aktin normativ për shtyrjen e qirave për dy muaj për tre kategori për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës joparlamentare, pasi selia blu u shpreh se shtyrja me dy muaj e pagesave të qirave është antikushtetuese, teksa Lulzim Basha kërkoi që të subvencionohen nga shteti. Kreu i qeverisë thotë se opozita po kërkon të nxisë përçarje si në vitin e trazirave civile '97 dhe të shkatërrojë arkën e shtetit. Ndalur te ata individë që qiranë e kanë të ardhurën e vetme që u siguron jetesën, Edi Rama thotë se do të ketë një specifikim. 

"Honxhobonxhoja është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendim përballë faktit, po nuk ndryshon as argument", thotë një fjalë e mençur. Dhe meqë këta honxhobonxhot vazhdojnë merren me qeverinë, sepse duan të vrasin me një gur dy zogj, duke synuar nga një anë të nxisin mllef e përçarje mes popullit e qeverisë që po luftojnë së bashku, e nga ana tjetër shkatërrimin e arkës së shtetit për të nxitur rrëmuja më pas si në 97-ën, ja se kush tjetër ka bërë fiks të njëjtën gjë për qiratë:

Gjermania - Mospërmbushja e detyrimit kontraktor të pagimit të qerasë që rrjedh nga një kontratë qerasë, nuk përbën shkak për qiradhënësin të zgjidhë kontratën. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit të pagesës së qerasë për periudhën 1 prill 2020 - 30 qershor 2020 lidhet me gjendjen e shkaktuar nga COVID -19. Ky parashikim nuk mund te interpretohet ne dëm të pronarit.

Franca - Nuk mund të ndëshkohen me penalitete financiare, kamatëvonesa, dëmshpërblime, zbatimin e klauzolës së përfundimit të kontratës, apo zbatimin e çdo klauzole penale apo që aktivizon garancitë, për shkak të mospagimit të qerasë ose të tarifave të qerasë, lidhur me ambientet profesionale dhe tregtare, pavarësisht nga dispozitat kontraktuale dhe atyre të përcaktuara nga kodi tregtar. Kjo dispozitë zbatohet mbi qiratë, pagesa e të cilave duhej bërë nga 12 marsi 2020 deri në një afat prej 2 muajsh nga data e përfundimit të gjendjes së urgjencës shëndetësore.

E pra balona tabake që ne quajmë gabimisht opozitë, ta harrojë se i bën dot Shqipërisë atë që as armiku i padukshëm nuk ka për t'ia bërë dot, sepse koha kur ky vend u katandis në balonë tauke nga këta honxhobonxh ka vdekur dhe nuk kthehet më! *Shumë shpejt do ju informoj për aktet zbatuese të aktit normativ mbi qiratë dhe njerëzit më në hall do të shohin edhe më qartë, se unë dhe kjo qeveri, jemi me ta dhe për ta. Deri në fund" shkruan Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Debati, Basha-Ramës: Subvenciono qiratë dhe boll me fyerje! Je bërë nervoz

'Lufta' me deklarata dhe akuza vijon mes shumicës dhe opozitës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e cilëson nervoz dhe pa ide kryeministrin Edi Rama dhe për këtë shkak, po sipas tij sulmon opozitën lidhur me debatin mbi shtyrjen e qirave. Kryedemokrati i kërkon kreut të qeverisë që të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën.

"Për tju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve. Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën.

Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve. Qeveria të anulojë menjëherë koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret' shkruan Basha.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lola: 03/04/2020 17:45

    Me shume mundesi nuk e degjon njeri lulin po realisht nuk mund te lejohen te shtyjne ne deshperim dhe konflikt njerez qe nga halli mund te besojne dhe idiotesite qe flet luli. Luli flet kaluar se nuk ka aanje detyrim. Sa per aftesi ja kemi pare te gjithe

    Përgjigju
  • Baca: 03/04/2020 17:08

    Z. Kryeminister pse merresh me nje njeri qe nuk ja vlen dhe eshte kohe e humbur .

    Përgjigju
  • Alban Borshi: 03/04/2020 17:05

    Nervat po cedojne sepse ambasada amerikane ka "nxjerre" nga "vetekarantimi", duke i vene te punojne nga shtepia, strukturat e Drejtesise si KLP, KLGJ e KED, etj., duke iu dhene nga nje laptop per te punuar online edhe per mbjedhjet e detyrueshme me vendimmarrje per procedura si perzgjedhja e kandidateve per ne Gjykaten Kushtetuese, etj, etj ... Reforma ne Drejtesi nuk do mund te te ndalet, ndaj politika trillon grindje feminore.

    Përgjigju
  • Jurgen: 03/04/2020 15:49

    7*7=42 Kollaj e ka ky hajduti vrases,"lek per te tere" se mos ka gje vete ne dore... A mor vrases nuk ke faj ti,faj ka ky vend qe nuk te var kokeposhte.

    Përgjigju
  • Zeqo: 03/04/2020 15:16

    Po Italine na e lexo pak

    Përgjigju
    • Aldo: 03/04/2020 16:54

      Na e thuaj ti, se une sdi gje. Nuk paguhet ne itali? Se aty jetoj, po nuk ka thene gje njeri qe spaguhet qira

  • EDI RAMA BURRR I RRALL: 03/04/2020 15:08

    Edi Rama je bur i rrall vazhdo përpara e je i nderuar. Mos u mer me balonën tabake që është një ndyrsir i jati saj ska lën gjë pa vjedhur e ksaj ndyrsire gjoja i dhimen Shqiptarët. Vazhdo në rugën tënde të ndritur o Ed Rama mos u mer me partin M...MADH parti fundërinash e kriminelësh.

    Përgjigju
    • Agimi: 03/04/2020 16:52

      Ti we I thua edi rames Burrell I really, patjeter we duhet te eshte Taulant Palla

  • PD ..T.Q.R.: 03/04/2020 14:59

    MOS U MERR ME LLUMIN E KOMBIT O RAMA JE KRYEMINISTRI ME PUNETOR DHE DINAMIK,,,ASKUSH NUK DO I PERBALLONTE DY KRIZA TE MEDHA ,,SI TERMETI ,,DHE CORONA SI I KE PERBALLUR TI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin