PD sqaron deklaratën e Bashës: Nuk e kemi etiketuar anëtarësinë 'anti-amerikane'! Berisha e sulmon: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë

PD sqaron deklaratën e Bashës: Nuk e kemi etiketuar anëtarësinë 'anti-amerikane'! Berisha e sulmon: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar sërish me debate ditën e sotme, ku në fokus ishte përjashtimi i Sali Berishës. Gjatë debatit me deputetin Flamur Noka, Basha theksoi se nuk do të mblidhet asnjë kryesi apo kuvend anti-amerikan. Nga ana tjetër zyra e PD-së nxitoi që të sqaronte deklaratat brenda selisë së PD-së, se Lulzim Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane në asnjë moment.

'Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale. Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.'- thuhet në njoftimin e PD.

Këto deklarata i ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar kryetarin aktual Lulzim Bashën, si ish-kryetar. Për Berishën, Basha tashmë ka shpallur non-grata edhe bazën e partisë apo anëtarësinë.

‘Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise! Sb’’- shkruan Sali Berisha.

Postimi i Sali Berishës

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme Basha nënvizoi se nëse do të mblidhej Kuvendi Kombëtar, kjo do të fuste në konflikt PD me SHBA dhe kjo nuk është në dobi të demokratëve. Lulzim Basha u tha deputetëve se vendimi i tij për përjashtimin e Berishës nuk ka kthim pas, dhe se kërkesa nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët, por nga kupola e shtetit Amerikan. Madje ai pohoi edhe se është në dijeni të disa informacioneve që i di ai, Berisha dhe SHBA-ja dhe se nuk do ua tregojë kurrë asnjë prej deputetëve.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet