PD denoncon: Tender për shkollën e ndërtuar para 5 vitesh, bashkia e Vaut të Dejës po grabit 400 mln lekë

PD denoncon: Tender për shkollën e ndërtuar para 5 vitesh, bashkia e Vaut të Dejës po grabit 400 mln lekë

Sekretar i PD-së dega Vau i Dejës, Gentian Ndoj

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të dielë një rast abuzimi sipas saj me taksat e qytetarëve nga Bashkia e Vaut të Dejës.

Sipas degës së PD-së atje po vidhen 400 milionë lekë me tendera dhe projekte për rindërtimin e një shkolle, e cila është ndërtuar 5 vjet më parë me fonde amerikane.

Deklaratë e Partisë Demokratike, dega Vau i Dejës, Gentian Ndoj sekretar:

Abuzimet dhe vjedhjet nuk ndalen në Bashkinë Vau Dejës, deri më tani janë abuzuar plotë 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës dhe po tentohet te vidhen nëpërmjet këtij mashtrimi edhe një shumë tjetër abuzive mbi 700 milion lekë, jo vetëm që po grabisin çdo ditë qytetaret e saj, por Bashkia Vau Dejës grabit dhe mashtron edhe me investimet e Ambasadës Amerikane.

99 milion e 600 mije lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau Dejës, nëpërmjet një tenderi për “Hartim Projektesh”.

Rasti konkret i këtij abuzimi, është projekti për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milion lekë I parashikuar për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016-të më konkretisht nga “Garda Federale te New York dhe New Jersey” me taksat e qytetareve Amerikane.

Ndërkohe qe në përshkrimin e këtij investimi, shkruhet e zeza në të bardhë që kjo shkollë e ndërtuar ne vitin 1850, ka nevojë urgjente për rikonstruksion pasi në këtë shkollë nuk është vënë asnjëherë dorë, në një kohë kur banorët e Bashkisë Vau Dejës dhe opinion publik e di shume mirë se ky investim, mban firmën e Ambasadës Amerikane, një shkollë e rikonstruktuar plotësisht:

Pamje shkolla – fjala e zv/ambasadorit. E gjitha kjo është një tentative për vjedhje te fondeve publike ne ketë rast shuma prej 336 mln leke.

Mashtrime në cdo hap, ku abuzohet edhe me numrin e nxenesve. Ne shkresat publike, Bashkia Vau Dejës abuzon kur thotë që kjo shkollë ka 814 nxnënës, kur në të vertete, ajo aktualisht ka vetem 205 nxënës.

Është krejtësisht e qarte qe këto të dhënat nuk korrespondojnë me ato qe janë paraqitur në këtë procedurë nga Bashkia Vau Dejës. Përveçse se kjo Bashki mashtron me vitet e ndërtimit të këtyre objekteve të kësaj procedure, mashtron me numrin e nxënësve, mohon çdo Investim të bërë nga buxheti i shtetetit, nga taksat e qytetarëve dhe donatorët e huaj, vetëm e vetëm për të arritur të vjedhë mbi 336 milion.

Partia Demokratike dega Vau Dejës, denoncon këto raste abuzive, ku janë grabitur taksat e banorëve të Bashkisë Vau Dejës. I bëjmë thirrje, SPAK që të nis menjëherë hetimet për zbardhjen e këtyre afereve korruptive, ndërkohë që ftojmë banorët të denoncojnë raste të tilla abuzive, ne ju garantojmë se do të jemi avokati më I mirë I banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tina: 17/01/2021 20:22

    O sekretar parat i ka vjedhur Gjergj Hila ish kruetari yt i Bashkise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit