PD: Veliaj po i detyron banorët te 'Zogu i Parë' të mbyllin ballkonet me hekura metalike si në kafazet e kopshtit zoologjik

PD: Veliaj po i detyron banorët te 'Zogu i Parë' të mbyllin ballkonet me hekura metalike si në kafazet e kopshtit zoologjik

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në takim me qytetarët

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se po i detyron qytetarët te Bulevardi "Zogu i Parë" se po iu mbyll ballkonet me hekura metalike.

 Zhupa ka qenë pasditen e kësaj të shtune në takim me disa nga banorët e kësaj zone, sipas së cilëve kanë dërguar edhe një peticion në Bashki dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje. 

"Banorët e Bulevardit “Zogu i Parë” vazhdojnë të përballen me IMT dhe policinë bashkiake në përpjekjet e tyre jo ligjore për ti cënuar hapësirën private, duke i mbyllur ballkonet edhe dritaret me hekura metalike.  Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të banorëve për të gjetur nje zgjidhje që nuk ju cënon pronësinë, hapësirën visuale, hyrjen e ajrit dhe dritës në banesat e tyre.

Veliaj i ka dhënë Fusha shpk 5.1 milion euro për 600 metra rrugë, edhe këtë projekt e ka nisur dhe tenderuar pa asnjë konsultim publik paraprak që e ka detyrim ligjor. Po ashtu e drejtat e pasurisë së paluajtshme, të hipotekuar nuk mund të cënohet nga Bashkia Tiranë pa konsensusin e banorëve. Banorët kanë bërë një peticion zyrtar dhe e kanë depozituar në bashki por ende nuk kanë një përgjigje zyrtare. Gjithashtu kryetari i asamblesë së banorëve, ka bërë një padi në polici për cënim të pronës private me konsensusin dhe miratimin e banorëve.

Banorët janë të gatshëm për zgjidhje alternative që nuk i shndërron shtëpitë e tyre në kafaze të kopshtit zoologjik apo në një burg privat.  Veliaj, që sot përfaqëson pakicën, ka për detyrë që përsa kohë uzurpon karrigen e kryebashkiakut të dëgjoj dhe të respektoj të drejtat e banorëve të Tiranës", shprehet Zhupa.

Foto e sjellë nga PD, si po bëhen ballkonet e shtëpive te Bulevardi 'Zogu i Parë'

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 05/07/2020 12:58

    Nese jeni te merzitur me investimet ne Tirane hajdeni investoni e pastroni leket ne Shkoder se e mori lumin qytetin pa asnje investim

    Përgjigju
  • Ben tironci: 05/07/2020 01:19

    O Ben po cte duhet tu me Erion veline ku eshte pjese e planeve te oligarkeve lavatrice Per ndertimit e kullave ne Tiron

    Përgjigju
  • Ben: 04/07/2020 21:12

    Zhupa,fshatare me shkolle.O katunare,kush eshte pakice Veliaj apo ju,ti?

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/07/2020 20:02

    Qfar të këtë ka këtu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat