PD: Veliaj vijon betonizimin, kulla e radhës që do të ndërtohet në Tiranë 100 metra e lartë (Dokumentet)

PD: Veliaj vijon betonizimin, kulla e radhës që do të ndërtohet në Tiranë 100 metra e lartë (Dokumentet)

TIRANE-Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një postim në Facebook thotë se Këshilli Kombëtare i Territorit në mbledhjen e 8 nëntorit të vitit të kaluar ka miratuar lejen për ndërtimin e një kulle me lartësi 100 metra në vendin ku më parë ka ekzistuar ndërtesa "Ekspozita sot" pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”. Për denoncimin Zhupa ka publikuar edhe disa dokumente, ndërsa akuzon se kryebashkiaku Erion Veliaj po dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetarëve dhe po mbush xhepat e oligarkëve duke mos lënë asnjë hapësirë pa e transformuar në kullë.

"Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking . Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit është 67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa "Ekspozita sot" një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës. Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!" thotë Zhupa.






 

Dokumentet e publikuara nga Ina Zhupa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 20/01/2020 07:50

    Ik moj shurepsu lere bashkin te punojn din cfar bejn ........ik ha ndonje pace tani e mbaroje punen dhe per sot u bet gazi i botes dale ku je akoma

    Përgjigju
  • andi;: 19/01/2020 23:45

    O TORI O DEBIL,dukesh qe ke nja 20 vjet qe nuk jeton ne shqiperi,,duhet ta dish qe Tirana eshte bere pellembe e pallate dhe keto me se shumti jane bere ne kohen e edi rames,,,,nuk mbroj askend,,,se edhe te djathtet zero ishin,,nuk bene asgje te mire per tiranen,,,,sot Tirana ka nevoje per lulishte,,parqe,,fusha sporti,,,dhe parkinge makinash,,,,njerezit nuk dine ku ti lene makinat sepse nuk ka nje parking me kate si jashte,,,aty tek ekspozita eshte mese e nevojshme nje parking me kate ,,sepse perreth saj ka me dhjetra pallate te larta qe duan parking,,edhe pronaret do marrin para pa fund nga ky parking perjete...edhe nje fushe te madhe evakuimi ne tirane qe ishte ne rast fatkeqsie si termete, etj,,,qe ishte fusha e aviacionit e zune cecenet per te ndertuar kacollet e tyre…….ndertimet e larta dhe zgjatimi I qytetit te tiranes duhet te behen pergjate bulevardit te ri me plane urbanistike ,,,dhe ky bulevardi I ri te zgjatet dhe 10 km te tjera,....

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/01/2020 21:47

    Bajgat e shkaterruan qendren e Tiranës qe ndertuan italianet, turp!

    Përgjigju
  • tori: 19/01/2020 21:22

    O zot cfar opozite injorante kemi.Ne cdo vend te botes modern ndertimet shumekateshe jane baza ndertimeve bashkohore e qe plotson nje pjese te mire te permiresimit te kushteve te jeteses.Andi:fatmiresisht shtepin e kam ne katin 35 siper meje jane edhe 26kate te tjera,parkinge kemi nga 2 per cdo apartament e jane kryesisht 5 kate te nendheshme qe sherbejn e jane ndertuar si parking maqinash per banoret e pallatit.Eshte e ndaluar te besh parking puplike ne vende te populluara apo blloqe shumekatesh te reja.Megjiate ne Shqiperi apo BALLKAN duke shtuar edhe ITALIN gjithecka eshte e priteshme.

    Përgjigju
  • Ish-Socialist: 19/01/2020 20:37

    Nuk e di a ka studime ne Tirane, qe rrjeti i ujesjellesi, rrugor etj kane kapacitet per te akomoduar njerzit qe do te jetojne ne kete ndertesa shume kateshe ne qender te Tiranes. Kush ka llogaritur ne rruget e qytetit kane akoma kapacitet per kete fluks levizjesh. A eshte studjuar zona si e tere kur eshte dhene ky gjigand betoni ne zemer te qytetit? Kam frike se jo, ndertuesi, qe as nuk e di kush eshte, ka lubrifikuar tumanen kokainike dhe diabetin vrases, eunuken ne Bashki. Jane dhene leke korrupsioni per tu miratuar kjo leje. Qytetaret shqiptaret duhet te hedhin ne Lane politikanet e korruptuar te PS, LSI, PD! Jo me, hakmarrje per drejtesi! Shpresoj ne mos censurim, disa here jam censuruar nga kjo gazete!

    Përgjigju
  • Lui: 19/01/2020 20:17

    Une nje gje nuk kuptoj! A thua Tirana qytet qindra vjecare dhe po i prishin arkitekturen. Nuk thoni shyqyr qe ndertohen gjera te tilla e pse jo te vecanta se te jete per ju te PD e kemi pare kur keni qene ne pushtet se cfare i keni punuar Tiranes dhe te gjitha qyteteve ku keni qeverisur. Dhe e gjithe kjo ikja e shqiptareve eshte edhe per shkakun tuaj. Se nese Rama eshte mut, ju jeni me keq akoma dhe per njerezit kjo eshte me e keqe, dhe e pashprese sepse ngaqe nuk kane alternative me te mire mbajne te keqen me te vogel.. Ptuu race e ndyre..

    Përgjigju
  • nino: 19/01/2020 19:31

    ZHULSJA e kombinatit keni ardh nga FTERA per te punuar ne kombinat dhe akoma te pa lare keni mbetut zul i gjalle.... Ajo toke ka pronar dhe pronaret nuk kane ardh nga Ftera por jane den baba den Tironca moj zhulse.

    Përgjigju
  • dritani: 19/01/2020 18:52

    O zendenese e se zezes: Po ku do te ndertohen keto mrekulli arkitektonike, ne ajer? 100 kateshin nuk e nderton PS-ja, por vizioni i saj drejt lartesive.

    Përgjigju
  • Andi: 19/01/2020 18:50

    Or veliaj mor maskara,,mos bej pallat tek ish-ekspozita,,lere ashtu sic eshte parkim makinash,,;ose maksimumi te behet nje parkim me 5 kate sic eshte jashte,,,edhe pronaret do jene te kenaqur se do marrin para nga parkingu perjete...edhe ne do kemi ku ti lejme makinat...

    Përgjigju
  • Ton Ton: 19/01/2020 18:31

    Po ju e mushet Tironen me kioska e paçe pilaf me legena. Hani kak tashi se sju perfill mo njeri kur lefni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë