PD: Vlora ka ndryshuar në rrugë e sheshe në mandatin e dytë të Ramës...por pse s'deklarojnë të ardhurat?

TIRANË- Partia Demokratike e Vlorës pranon ndryshimin dhe investimet e bëra, por akuzon se qeveria nuk është treguar transparente me fondet dhe është kujdesur vetëm për pjesën e fasadës.

Nga selia blu, nën/ kryetari Lorenc Danaj kërkon nga autoritetet përgjegjëse të bëjnë transparencë të plotë e të detajuar, të çdo investimi publik, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur kurrë. 

Ai shprehet se ndryshimi ka ardhur vetëm në fasada, por jo që të ketë ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për këtë, Danaj sjell në vëmendje përmbytjet në Vlorë, që sipas tij përsëritet çdo vit e njëjta panoramë dhe deri më tani qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

Deklarata e plotë e PD-së
Rilindja gjatë dy mandateve të qeverisjes, vetëlëvdohet për buxhetin që i ka dhënë Vlorës. Në fakt, disi dorëlëshuar ka qenë për të ashtuquajturën Rilindjen Urbane! Këto pak investime Vlora i ka parë vetëm në mandatin e dytë të qeverisjes së Rilindjes së Edi Ramës.

Investime që për publikun e gjerë dhe institucionet vendore të Vlorës kanë qenë të komanduara nga lartë. Rilindasit e Ramës, kurrë nuk kanë pranuar të bëjnë një analizë publike se ku dhe si, nga kush dhe për çfarë, janë investuar këto miliona euro nga buxheti dhe donatorë të ndryshëm kombëtarë e ndërkombëtarë. Financat e Rilindjes nuk i auditon askush. Është kjo arsyeja që vetë këta lëvdohen për pamjet e ndryshuara në disa rrugë e sheshe, apo nëpër fasadat e Muradijes, por asnjëherë nuk preferojnë të deklarojnë se sa janë financimet e tyre?!

Sa kushton 1 m2 fasadë për Rilindjen? Sa u kushtoi qytetarëve projekti Lungomare? Pse nuk i bëjnë të njohura pasqyrat e detajuara të financimeve që sjellin në Vlorë dhe pse “rastësisht” këto fonde merren nga të njëjtat subjekte, e shpërndahen në pak duar? Sepse pikërisht këtu qëndron e vërteta e grabitjes së fondeve publike.

Vlora urbane ka ndryshuar disi, por Vlora qytet nuk i ka zgjidhur problemet e përmbytjeve. Ato do të ripërsëritet, sepse Rilindja urbane nuk është Rilindja e investimeve që zgjidhin difektet e infrastrukturës. Prandaj ndodh që sa herë ka përmbytje, qytetarët me të drejtë, mallkojnë Bashkinë e Qeverinë. Shpërdorimi i buxhetit nga kryeqeverisësi Rama, ka bërë që mijëra qytetarë në nevojë të mbeten nën minimumin jetik… që numri i personave në ndihmë ekonomike të shtohet, dhe që të rinjtë të emigrojnë. Problemet sociale të Vlorës, ato të sigurisë e të kriminalitetit, janë medalja e vetme që mund t'i jepet kësaj qeverie. Qytetarët kërkojnë transparencë për investimet publike, pasi nga sa duket me sy të lirë, ka abuzime serioze!

Partia Demokratike kërkon nga autoritetet përgjegjëse të bëjnë transparencë të plotë e të detajuar, të çdo investimi publik, për qytetarët e Vlorës", tha Danaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prifterinjte Lazaratas: 18/02/2020 19:08

    Ka ndryshuar në vitrine kurse ne thelb qelbete nga minjte qe mbajne qytetin peng. Banoret nuk po gjejnë dot qetesine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi