PD: Zbulohet dokumenti që urdhëron drejtorët e shkollave të mos paguajnë orët shtesë për mësuesit (FOTO)

PD: Zbulohet dokumenti që urdhëron drejtorët e shkollave të mos paguajnë orët shtesë për mësuesit (FOTO)

Kreu i PD-së, në Fier Luan Baçi

TIRANË- Kreu i PD-së, në Fier Luan Baçi ka publikuar një dokument sipas së cilit tregon se si drejtorët e shkollave janë urdhëruar që të mos paguajnë orët shtesë për mësuesit.

Në reagimin e tij, Baçi shkruan se kjo është një vjedhje e pastër për mësuesit, që edhe pse po bëjnë orë shtesë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-i nuk paguhen.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Baçi thotë se për 7 vite me radhë ato kanë punuar në presionin se do të hiqen nga puna nga "Rilindja", gjë që sipas tij do të ndryshojnë e ardhjen e PD-së në pushtet.

Deklarata e plotë
Ky urdher absurd, u eshte derguar drejtorive te shkollave nga specialistja e ZVAP FIER, natyrisht e urdheruar nga eproret e saj rilindas. Pavaresisht udhezuesit, per vitin e ri shkollor, qe nuk bene dallime, mes lendeve te ndryshme, urdheri u kerkon Drejtoreve te shkollave te mos paguajne oret suplementare, mesueseve qe japin  lendet me zgjedhje.

Ne Gjimnaze ky problem eshte me i mprehte, pasi ketu, jane gjysma e  lendeve me zgjedhje. Ne klasat 10-11 dhe ne klasen e 12. Duke pare lendet qe perfshihen te keto ore, muzike, vizatim, edukim fizike ne 9 vjeçare. Ne Gjimnaz module dhe projekte dhe ne klasen e 12, kimi , biologji, fizike, histori etj, i bie qe asnje mesues te mos paguhet me ore suplementare.

Sipas ketij email-i shumica e mesuesve te Gjimnazeve edhe pse realizojne dyfishin e oreve te mesimit, nuk duhet tu paguhen oret suplementare, pasi shumica e mesueseve japin edhe lende berthame edhe lende me zgjedhje. Kjo eshte manovra e radhes e drejtuesve te rilindjes, per ti vjedhur mesuesit, pasi nuk u mjafton, qe ne 7 vite nuk u rriti asnje lek pagen.

Ne 7 vite nuk u dha pagen e 13 qe e merrnin ne qeverine e PD. Ne 7 vite po i mbajne ne friken e largimit nga puna, per motive politike dhe banale.

 Urdheri eshte kundershtuar nga drejtuesit e shkollave dhe tani duke qene se ndihen te mbrojtur nga kthimi i socialisteve te vjeter " trima" dhe te "ndershem" ne krye te PS ne Fier, kane reaguar duke u thene qe nuk e zbatojne kete urdher, por e kerkuan edhe ndihmen tone, pasi akoma "trimat" e " ndershem" ne krye te PS nuk e kane marre situaten ne dore. Gjithesesi pritet nje "lufte" e ashper per kalimin e pushtetit nga Rilindja te PS dhe kjo lufte si fillim po perqendrohet te Drejtorite kryesore.

Foto e publikuar nga PD

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pd+Lsi=kacake: 27/09/2020 22:59

    KONE i Drejtorise se Rrugeve te Fierit, keshtu njihet ne Fier ky tipi. Pyesni se c’ka bere ne kete drejtori e pastaj do e kuptoni me mire se nga kush presim te na drejtoje. Ky eshte nje nga arsyet perse ikin shqiptaret e drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja