Dendias në Tiranë pritet me protesta nga PDIU e VV! 18 në hetim, gjoba për protestuesit pa maskë! Idrizi- Policisë: Do t’ju mbaj mend emër për emër! Rama, u kthye në 'kalin e Trojës së Greqisë'

TIRANË- Edhe pse policia nuk iu dha leje për shkak se vendi është në kohë pandemie, PDIU dhe Vetëvendosje nuk u tërhoqën, por e pritën me protesta ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias. Kishin paralajmëruar se do të ishte një tubim paqësor, por nuk munguan momentet e tensionit mes protestuesve dhe policisë. Për pasojë uniformat blu njoftuan zyrtarisht se u vunë në hetim 18 persona, mes tyre tre organizatorët Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe kreu i VV, Boiken Abazi.

Momenti kyç i kësaj proteste ishte kur vetë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi qëlloi me shishe eskortën e ministrit grek Nikos Dendias. Ai e cilësoi si një veprim emocional, por që është shumë i vogël, krahasuar me atë që ka bërë Greqia para Shqipërisë. Madje shtoi se do "donte që t'i kishte rënë në kokë ministrit të Jashtëm".

I gjithë thelbi i protestës ishin akuzat që Idrizi bëri në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po ndjek axhendën e Greqisë, dhe ka harruar ligjin e luftës, çështjen e detit dhe Çamërinë. "Nga kalorësi i Çamërisë, u kthye në kalin e Trojës së Greqisë. Sot ka avancuar vetëm axhenda greke", tha mes të tjerave Idrizi, megjithatë kjo akuzë mori një përgjigje nga Rama në konferencën për mediat që pati me Dendias, ku tha se bisedimet për heqjen e ligjit të luftës janë në drejtime shumë pozitive.

Protesta e PDIU-së nisi të Ministria e Jashtme, pak para takimit të Dendias me homogolun e tij, Gent Cakaj. Protestuesit u nisën për në kryeministri, por më pas u ndaluan në komisariatin numër 1 në Tiranë, për të kërkual lirimin e protestuesve të shoqëruar, të cilët sipas Idrizit ishin 26 dhe të gjithë ishin anëtarë të Shoqërisë Çamëria. Për këtë, Idrizi hodhi akuza në drejtim të policisë duke thënë se është protesta ku policët janë sjellë më keq dhe i kërcënuar ato se i mban mend fytyrë për fytyrë dhe do mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
PDIU: Rama nuk i shpëton dot Çamërisë me 'efkaristo' dhe 'ejvallah'! Lironi 26 protestuesit

1603189722_IDRIZI22.jpg

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje policisë që të lirojë 26 anëtarët e shoqatës “Çamëria”, që u shoqëruan pas protestës së ditës se sotme, teksa ka theksuar se sot u vërtetua sipas tij që Rama po ndjek axhendën e Greqisë. Referuar falenderimeve në dy gjuhë, greqisht dhe turqisht që Rama bëri në fund të konferencës me ministrin Nikos Dendias, Idrizi tha se " Kryeministri nuk i shpëton dot Çamërisë me 'efkaristo' dhe 'ejvallah'.

"Dhuna e paprecedentë, ndalimi i tubimit dhe shoqërimi në komisariat i 26 protestuesve të PDIU-së dhe Shoqatës “Çamëria” tregoi edhe njëherë që Qeveria ndjek axhendën greke dhe jo atë shqiptare. Vizita e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias nuk mund të heqë Çamërinë nga axhenda shqiptare.

Shqiptarët e Çamërisë kanë 76- vjet që protestojnë ndaj genocidit më të ashpër në ballkan, ku forcat Zerviste vranë dhe masakrauan një popullsi të tërë. Absurdi i sjelljes së policisë politike për të ndaluar protestën e sotme, na kujton dhunën e ushtruar  të vitit 2004, kur burra pleq u gjakosën në dyert e parlamentit shqiptar, për rezolutën e çështjes çame. Ne nuk na ndal dot askush në betejën tonë që shteti shqiptar të sillet me Greqinë me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

Askush nuk mund të ndalë kërkesat tona të kahershme për zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës, mosfaljen e asnjë cm2 tokë e det të shqiptarëve, mosbërjen e një censusi antishqiptar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi mandatin e tij si kalorës i Çamërisë dhe e përfundoi Kali i Trojës së Greqisë. Atë nuk e shpëtojnë nga Çamëria, as fjalët e tij në greqisht apo turqisht, as ylli komunist. Ai sot duhet të ishte shqiptar dhe vetëm si shqiptar mungoi. Ne i bëjmë thirrje policisë politike të lirojë menjëhërë 26 protestuesit, të cilët sot tubuan për interesin kombëtar të Shqipërisë", shkruan Idrizi. 

Ora 13:18
Idizi: Lajmin se jam vënë në hetim nga policia po e mësoj tani nga mediat! Të na thonë se ku i mbajnë 26 të shoqëruarit

1603188417_IDRIZI.jpg

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se informacionin se është vënë në hetim nga policia e ka marrë nga mediat, ndërkohë që thotë se nuk ka ende asnjë njoftim se ku janë 26 protestuesit e shoqëruar.

"Jam këtu me një përgjegjësi shumë të madhe për të kërkuar djalin e asaj nëne atje, asaj jam shumë i detyruar dhe ndërkohë që kërkojmë se ku janë policia në bën njoftim se jemi proceduar penalisht. Të na thotë se ku janë 26 personat e shoqëruar", thotw Idrizi. 

Ora 13:12
Qëlloi me shishe eskortën e ministrit grek/ Idrizi: Do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë

E konsideroi si një veprim emocional që nuk duhet ta bënte, por thotë se përballë asaj që Greqia u ka bërë shqiptarëve dhe asaj që policia po u bënte protestuesve, ai veprim ishte e pakta që mund të bënte.

"Ju e shihni ne do të ndjekim gjithë rrugën ligjore, mënyra tinzare e disa djemve të veshur me uniformë policie, më kujton dhunën e anëtarëve të shoqatës Camësia në 1994. Nuk e pranoj dot që vendi të ketë arritur deri në këtë pikë, ne me Greqinë duhet të diskutojmë, të drejtat e shqiptarëve n Greqi, çështjen came, heqjen e ligjit të luftës, . Ka qenë një veprim emocional që nuk duhet ta kisha bërë, po ju them nga mënyra se si po sillet Greqia me ne dhe policia shqiptare me ne, ajo ishte gjëja më e pakët që mund të bënim. E papranueshme se si mund të t'i thonë një cami harrojeni çështjen came, ju nuk ekzistoni,nuk mund t'i harrojmë shtëpitë tona, vatanin tonë. Përballë këtij terrori dhe pamundësinë për të protestuar nga e drejta që na jep nga Kushtetuta, do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë", tha Idrizi.

Ora 12:50
Protesta e PDIU, 18 persona nën hetim, mes tyre Mesila Doda, Shpëtim Idrizi e Bojken Abazi!

18 persona nën hetim për protestën e zhvilluar te Ministria e Jashtme, mes tyre 3 organizatorët, Mesila Dona, Shpëtim Idrizi dhe Boiken Abazi i Vetëvendosjes. Të proceduarit nën hetim për pjesëmarrje të tubime të paligjshme, edhe për mosbindje të policisë. Ndërkohë, janë vendosur gjoba dhe për protestuesit që ishin pa maska. 

"Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë". Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve", njofton Policia.

Ora 12:32
Pasi qëlloi me shishe policinë, Idrizi: Kjo është protesta kur janë sjellë më keq! Do i mbaj mend emër për emër!

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se janë shoqëruar në polici 24 persona. Sipas tij, kjo është protesta kur policia është sjellë më keq.

"Kam pasur fatin që të kem qenë një nga studentët e dhjetorit dhe përpara kishim bishën komuniste kur njerëzit vriteshin për një fjalë goje, kjo është protesta kur policia është sjellë në mënyrën më të keqe. Me terror, janë arrestuar 24 protestuar për të protestuar për ministrin e jashtëm, është arrestuar Boiken Abazi që në fillim dhe ky terror nuk mund të kaloj kështu, do të marrim hapat ligjor, i jam drejtuar policisë duke u thënë jeni vëllezërit tanë, nuk kemi ardhur këtu, por për ministrin, atë shqiponjë që kanë në ballë mos të na e tregojnë ne.  Ky është një turp i policisë shqiptare, u kam thënë dhe ndjesë nëse i kemi shtyrë, në emër të tyre, do i mbaj mend emër për emër ata që kanë shkelur ligjin, nëse janë trima të tulen në jug ta kapin ata që djegin flamurin shqiptar, le të kapin hajdutët dhe vrasësit, dhe do merrem me ne që kërkojmë heqjen dhe ligjit të luftës. Turp për këtë polici, në emër do i shkoj deri në fund sot e nesër, nëse jeni shërbëtor të krimit apo për një capë bukë më mirë hidheni atë kapele", tha Idrizi.

Ora 12:25
Protestuesi ndihet keq, i jepet ndihma e parë nga protestuesit e tjerë

Një nga protestuesit është ndjerë keq. Ai është rrëzuar në  rrugë, teksa protestuesit e tjerë i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Ora 12:22
VIDEO- Momenti kur Shpëtim Idrizi qëllon me shishe në drejtim të eskortës së ministrit grek: Do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi qëllon me shishe uji në drejtim të eskortës së ministrit grek. Ai e quajti veprim emocional, por thotë se përballë asaj që Greqia u ka bërë shqiptarëve dhe asaj që policia po u bënte protestuesve, ai veprim ishte e pakta që mund të bënte. "Përballë këtij terrori dhe pamundësinë për të protestuar nga e drejta që na jep nga Kushtetuta, do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë", tha Idrizi mes të tjerave. 

Ora 12:12
Protesta e PDIU zhvendoset në Kryeministri/ Idrizi: Rama nuk ka këllqe t'i thotë ministrit grek të heq ligjin e luftës

Protesta e PDIU do të zhvendoset në Kryeministri. Thirrjen e bëri kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

"Iku si zotëri me 12 milje e ruajtën, tani na bllokojnë neve këtu, s’ju vjen turp! Ky është Absurdi i një policie që na ka rrethuar neve këtu. Bravo i qoftë, e ruajtën se do e gjuanim ne me fjalë ministrin grek, nëse jeni trima dh e keni shqiponjën në ballë ikni e kapni ata të Vorio-Epirit. Kur na bllokon Greqia neve në kufi, ikni dhe ju e bllokoni grekët, po turp ju qoftë! Kjo është policia tërësisht politike. Ne do i tregonim atë që s’ka këllqe Rama, që Greqia të heqë ligjin e luftës e të pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve. Tragjedia e Camërisë është ndër më të egrat.  Nuk e harrojmë amanetin e as të vrarët e trojet tona, ta harrojnë të gjithë ndac i gjatë e ndac i shkurtër, se vetëm këtu hajdutët matet me metra. Po bëhet axhenda e Greqisë. E nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, e kanë bërë cencusin me deklarim. Edhe vendimi i qeverisë se me 1% të popullsisë mund të kërkojnë tabela dy gjuhëshe. Zonat minoritare vendi i ka njohur që në kohën e e Zogut.  Shqipëria ka marrë vetëm një gjë nga Greqia, vetëm vulën apostile. Për shqiptarët që janë atje, s'u kujtua njeri. Prandaj ne për këto donim të protestonin, kjo revoltë u shtua nga përdorimi politik i policisë, i kërkoj ndjesë që kam, e mbrojtën nga ne dhe nga fjalët tona ministrin e jashtëm të Greqisë. Ky është turpi i radhës. Do zhvendosemi kudo që do kemi mundësi.  E turpshme ndalimi i anëtarëve të shoqatës Çamëria. Do shkojmë në komisariat për të kërkuar lirimin e të shoqëruave. Nëse ka ndonjë për t'u kap duhet të isha unë se unë po shtyja içik", tha Idrizi.

Ora 12:06
Polici me megafon bën thirrje për shpërndarje/ Idrizi: Mbylle! Mos e lodh më zërin se e ruajte grekun prej nesh

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka pasur një acarim në momentin që policia bëri thirrje me megafon për shpërndarje.

"Mbylle! Mos e lodh më zonin se e ruajte grekun prej nesh. E bëre detyrën", i tha Idrizi policit.

Ora 11:46
Sërish tension te Ministria e Jashtme/ Idrizi- Policisë: Ju e ruajtët ministrin e jashtëm të mos na shihte ne! Janë shoqëruar 22 protestues çam

Sërish përplasje te Ministria e Jashtme, Tension me Policinë. Idrizi ka deklaruar se janë shoqëruar 22 protestues, që janë çam.

"Deri tani janë 22 të shoqërua dhe nuk i kuptoj se ça bënë këto 22 veta dhe në këto kushte më vjen sot që nuk jam me ata atje. Megjithatë, ne jo vetëm do interesohemi, por po e shtojnë turpin me shoërimin e djemve dhe nuk di të kenë shkelur ligjin. Ato që janë shoqëruar janë cam, u them hajdemi të bëhemi bashkë për të drejtat tona dhe për ata që janë shoqëruar. Asnjë nga ju nuk e tërheq vëmendjen kur Rama në Greqi merr përsipër që censusin e ardhshëm do e bëjë me vetë deklarim. A e ruajtët ministrin e jashtme që të mos na shihte ne", tha Idrizi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/10/2020 23:41

    Camet duhet te mesojne nga izraelitet se si merren tokat e te pareve, kur e ke te gjithe boten kunder.Izrali e quante si te veten Palestinen,pasi sipas tyre, ajo ishte toka e te pareve te tyre,packa se historikisht edhe palestinezet ishin po aq te lashte dhe kishin po aq te drejte, mbi tokat e Izraelit e Palestines, sa edhe izraelitet,aq me teper qe eshte vertetuar qe gjenetikisht kane paraardhes te perbashket.Atehere,cfare bene izraelitet? Duke qene ekonomikish e financiarisht me mire,duke patur edukim me te larte,duke patur me shume lobiste e perkrahes ne Evrope,dhe duke perfituar nga momenti ne histori,vune ne praktike moton latine ,/CARPE DIEM-KAP DITEN/.Ne ate kohe Evropes po I mblidheshin rete e luftes boterore dhe kishte nevoje per financim te makinerise se luftes.Kush tjeter pervec se judeasit, mund te jepnin ate lloj financimi.Keshtu, financimi u sigurua nga bankieret e pasaniket judo-evropiane ,por me nje kusht:krijimi I Israelit modern,pra izralitet literalisht, e blene vendin e tyre,por ka Akoma probleme sot per njohjen e Palestines.Camet duhet te veprojne njelloj si izraelitet dhe te mos prifen t'jua japin greket,se nuk kane per t'ua dhene kurre. Pra duhet t'i riblejne tokat e tyre,aq me teper tani, qe Greqia ka borxhe per t'i kthyer Evropes.P.S.Informacionin per Izraelin mund ta verifikoni po te pyesni petagoget perkates ne UT.

    Përgjigju
  • Mesila: 20/10/2020 20:52

    Une i vura gjoksin protestes.

    Përgjigju
    • Palma: 20/10/2020 21:17

      Po sumen ?

  • Salkari: 20/10/2020 19:40

    Ha ha ha!! Kot ky!! Ku e sheh eskorten ky, pas ktheses??!! Kishte marre edhe kameramanin qe vraponte me shume se shefi!

    Përgjigju
  • redi: 20/10/2020 19:24

    Vizita e Dendias ishte shume miqesore dhe ne drejtim te zgjidhjes se provlemeve te se kaluares duke futur dhe ligjin e luftes.Pse Idrizi duhej te kryente nje veprin te ulet duke goditur me shishe.Provlemet zgjidhen me dialog dhe diplomaci dhe dhuna ne BE ku duam te shkojme eshte e papranueshme.Policia kreu detyren por jo ti thuash te mbaj mend fytyren dhe do ta shohesh ti.Policia eshte e shtetit dhe jo e partive

    Përgjigju
  • adi: 20/10/2020 18:00

    patriotet shqiptare, kendej bejn flamurin kendej hedhin mbeturinat ne toke. akoma se kuptoj se kujt po i plas per kufijte e shqiperise? ishalla sjan shit te gjitha, ky vend ka mar fund jemi vendi i 2 me i varfer ne europe ju mereni me protesta idiote. ik shikoni punet tuaja, familjet e ekonomine tuaj, se spo ju del rroga ne muaj. pastaj ka dhe ata qe jetojne jashte dhe "jemi krenar qe jemi shqiptar"??? po hajdeni jetoni kendej e shikojeni cbehet ktu. me ik me vrat mes nates me rroba gjumi. me mire te kisha pashaporte greke tpakten ja vlen se kjo qe kemi nuk ha buk asgjekundi

    Përgjigju
  • Vlonjate: 20/10/2020 16:19

    Mos Beni propagand grekoserbe o te pa ditur qe shani camet se camet nuk e ulen koken te greku por luftuan per gjuhen per shqiprin per besen e tyre u munden por nuk u ulen tek greku ju Ben genocid mbi ta po prap Jan gjall ndersa ju qe shani nuk dini ku hishit dhe ku veni jeni te gacem te mohoni gjuhe kombesi te shisnis motren e vellan. Zhuteni gjuhen ne medje para se te flisni camet Sjan as grek as turq po shqiptare

    Përgjigju
    • çomi: 20/10/2020 17:03

      Vlonjate ne shqiperi para demokracise kishte vetem 273.000 shqiptare te paster dmth tpaprek nga turqizmi dhe greqizmi aty mund ti fusesh çamet pa frike.Ndersa keta te tjeret pastaj jane mbeturina ose skorie metalurgjiku qe kane mesuar shqip dhe ate shume keq prandaj nuk munden te shprehen me dashuri per çamet mos jua ver re.

  • Vlonjate: 20/10/2020 16:08

    Ore ju ktu qe shani camet paskeni qen bastarde te vertet ju qenka prishur gjaku serbo grek o barbona pa buksa qe sdini ke keni nene e baba te pa ditur her her patriot dhe her her gjak prishur

    Përgjigju
  • BBC: 20/10/2020 14:56

    Nje nga njerezit me te korruptuar ne shqiperi ketu e 20 vjet qe loz karten antigreke sa here i vjen mundesia. Idriz plehra.

    Përgjigju
  • Tutu: 20/10/2020 14:34

    Shpetim kurva ... !! Mbaji mend policet emer per emer, qe pastaj po emer per emer tu besh nga nje gojore pasi ta kesh disfektuar gojen tende prej çami....

    Përgjigju
  • peoples: 20/10/2020 14:22

    Cfare do VV ne Shqiperi?Pasi trazuan Kosoven tani duan te bejne rremuja dhe ne Shqiperi.Jashte VV nga shqiperia.Sa per keta patriotet cam kane mare pronat me te mira te vendaseve/lagja 10 k0rriku ne Vlore buze detit ,kodra e cameve ne Fier vendi me i bukur ,ne Durres ,Rrogozhine.dhe tani bejne rremuja se duan prona edhe ne Shqiperi edhe ne Greqi

    Përgjigju
    • Lagja 1 maj: 20/10/2020 16:00

      O Fieri qenke komplet lepur Ta paskan shkerdhy familjen Çamet e Fierit, prendaj flet me kaq mllef.

    • Fieri: 20/10/2020 15:31

      I kan blere pronat camet me pidhin e motres se tyre yy rrace e qelbur came ..ne litare te shkojn..i vetem faj i grekut eshte qe pse nuk i vrau te gjith po na i beri peshqesh neve ne shqiperi ..camet te shporren ne turqi se qe andej e kan rracen e ndyre te paskrupullt dhe te degjeneruar..

    • Krenari: 20/10/2020 14:59

      S'ua ka fal njeri zotri, por i kan blere me forcat e tyre, erdhen ketu sepse i denoj historia...por kjo s'do te thot se ishin bythgrisur,smirxhinje dhe te pa afte si ty. Ik tani ha persheshin dhe mbulo koken me batanije se erdhen Çamet hahahahahaha legen burre

  • Alb: 20/10/2020 14:01

    Kjo shprehja kam qen student i dhjetorit te 90 eshte ber per te treguar qe jan te forte spyesin po gjith ata student te dhjetorit ishin spiunat e rregjimit sikur i hante rregjimit per studenta si puna e ketyre.

    Përgjigju
  • Mondi: 20/10/2020 13:58

    Po ti cam i mutit ke kercenon shqiptaret qe te dhane buk dhe streh.po ske faj ti se stagone kot ne vlore cam me I mire do varur ne shesh te flamurit

    Përgjigju
    • Camet: 20/10/2020 15:34

      Camet ne litar rrac e ndyr e paskrupullt do djegur ne furre te drureve ..yyy rrace muti greku ju vin ne kok ju se ne shqiperi keni gjetur..

    • Vlonjate: 20/10/2020 15:14

      O Mondi ta pasha derdh faren greku te nena bastard ca strohove ti o far muti camet ne shtetetin e tyre

    • Teme Sejko: 20/10/2020 15:13

      Doli ky intelektuali q njeh historine shqiptare. Ik o budalla puno e ha nje cop buk aty. Ate shprehje e perdorin vetem vlonjatet rob...., dhe ta them si Vlonjat Lab.

  • Estrade: 20/10/2020 13:58

    Nderkohe qe tema e Camerise ne vetvete eshte mjaft serioze dhe me rendesi per te gjithe shqiptaret, ndonese me e ndjere nga ata me origjine came, perfaqesuesit e saj politike, per mendimin tim jane te padenje. Keto dy tre figura qe kane 'vallezuar' pergjate gjithe spektrit politik shqiptar keto vite pa gjetur rehat, kane identifikuar me ne fund nje 'niche' ne tregun e votave dhe kane nguluar aty flamurin e vet. Ngjarja qe po komentojme ketu eshte pjese e maskarades mediokre te ketyre personazheve per ta forcuar sadopak poziten e stendardit te tyre mbi kete 'mullar' specifik votash. Ceshtja came, ashtu si ajo e Kosoves dhe te gjitha hallet e tjera te shqiptareve ne rajon nisin te marrin zgjidhje me forcimin ekonomik e shoqeror te shteteve dhe shoqerive shqiptare ne Ballkan; cfare propozimi kane keta qe hedhin shishe uji si hippie adoloshente mbi keto tema!?

    Përgjigju
  • Cami cam: 20/10/2020 13:17

    Si gjuan ashtu policine ky sharlatan. Protestat i ben se ja ka kerkuar greku se ska mundesi. Do te bej rremuje se ashtu i kane then nga Greqia. Legen burre.

    Përgjigju
  • Çami: 20/10/2020 12:53

    Ky eshte shtet kurve po dhe te na perfaqesoi ne Çameve nje hajdut si Idrizi qe ne te njejten kohe Çoji Dulen ne parliament me votat tona nuk ka vlen

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/10/2020 12:47

    Vetem shpetimihavase qenka ketu me flamurin e dules. VV permendet vetem per ta bere pis me diarrene e shpetimit te HAVASE SE DULE GREKUT. HAJDE SHQIPTARJA.COM HAJDE.

    Përgjigju
  • Idrizi: 20/10/2020 12:36

    Idrizi ka mall per molotov dhe hedh shishet e ujit, mereni kete idrizin se e ka tradhtu ceshtjen came dhe raseni ne burg por me pare futini shishen e ujit ne bithe qe te thote o nenen o nene mu fut nje gje ne bithe

    Përgjigju
  • eli: 20/10/2020 12:19

    O aleati i Dules

    Përgjigju
  • Une: 20/10/2020 12:02

    Po ti o Idriz nuk je ne aleance me Dulen? e harruat dashin e havase ne vlore ? Ti ke lidhje me Camerine o Idriz tek zyrat e patentave dhe drejtorite. Nje cop sharlatani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim