PD i del në mbrojtje Presidentit dhe paralajmëron Gjonajn: Gjej një avokat të mirë për në SPAK

PD i del në mbrojtje Presidentit dhe paralajmëron Gjonajn: Gjej një avokat të mirë për në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Etilda Gjonjat, e cila u shpreh sot se se akuzat e Metës kundër saj janë lajthitje. Bardhi këshillon Gjonajn që të gjejë një avokat të mirë pas kallëzimit që Presidenti i bëri në SPAK. Sipas Bardhit, provat e paraqitura nga Presidenti janë të qarta dhe të pakundërshtueshme.

"Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese.

Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo" thotë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 28/02/2020 09:03

    Ky po ta mbush mendjen per burre shteti. Eshte dhe b.. q... Kavaje ka marmide te mire

    Përgjigju
  • HAJDARI GAZMENT: 28/02/2020 08:16

    O gazment hajdari ti nuk vlen as për roje vreshte jo më politikan. Po kshu erdhi jeta njerëz të nivelit tat ordiner të bëhen politikan o gazmendi kazan plerash.

    Përgjigju
  • sifi: 27/02/2020 19:39

    Or mashtryese pi kavaje Car avokati do marri Gjonaj se zbaton ligjin ?Merr ti se ke gjith ato akuza per mashtrim bashk me Salianj mashtrusin.

    Përgjigju
  • Erisa: 27/02/2020 19:35

    Ske faj ti Gazi se mos do te besh shtet ti jo jo ti do tu besh fresk xhepave te Ilirit dhe rrugaceve te tjer qe po llomotisin brockulla

    Përgjigju
  • GAUMEND ZIU: 27/02/2020 18:24

    Dordoleci gazmend ziu ka dal e bën politik një njeri i till hipolit. Ky gazmend ziu dordolec as sorrat si trem jo më qeverin e Edi Ramës që e përshëndet dhe legata e shtetit numur 1 në bot U S A. Amor gazmend dordoleci që ke ngel si karkaleci në pesticide.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë