PE dhe Këshilli i BE miratojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor! 6 mld euro për vendet e rajonit

PE dhe Këshilli i BE miratojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor! 6 mld euro për vendet e rajonit

Parlamenti Evropian dhe presidenca e Këshillit arritën një marrëveshje të përkohshme për krijimin e lehtësive për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Lehtësitë në kuadër të këtij plani do të jenë në fuqi deri në vitin 2027 dhe ky plan, pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ai do të plotësojë Instrumentin ekzistues për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III), duke rritur ndjeshëm ndihmën financiare për partnerët në rajon.

Negociatat ndërmjet këtyre dy institucioneve të BE-së u zhvilluan nën një presion të madh kohor.

Për miratimin formal të këtij plani duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian, para se të shpërbëhet në prag të zgjedhjeve të reja në qershor.

Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, ai do t’i mbetet në dorë përbërjes së re të Parlamentit Evropian. Sipas marrëveshjes, vendet e rajonit për të përfituar nga kjo paketë e ndihmës financiare duhet t’i përmbushin një varg kriteresh që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se paratë nuk do të keqpërdoren.

Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin, që u arritën një vit më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Plani 6 mld euro, Ministri i Ekonomisë: Moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe ka reaguar në lidhje me miratimin e marrëveshjes së përkohshme që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

‘Lajm emocionues! Hapa të mëdhenj përpara në angazhimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor!

Presidenca e Këshillit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë miratuar marrëveshjen e përkohshme, që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor! Ky vendim shënon një moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE. Marrëveshja parashikon një investim prej 6 miliardë eurosh nga BE, që do të nxisë rritjen ekonomike në të gjithë rajonin, për të kapërcyer hendekun në standardet e jetesës midis Ballkanit dhe BE-së.

Por ka edhe më shumë! Premtimi i BE-së për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik dhe mbështetja për forcimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, hap rrugën për perspektivën e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe forcës punëtore, nxitjes së tregut të përbashkët digjital, liberalizimit të transportit dhe integrimit në zinxhirët e furnizimit industrial.

Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të shumë agjencive dhe institucioneve publike. Ata meritojnë mirënjohjen tonë maksimale për realizimin e këtij momenti historik.’- shkruan Gonxhe.

Ora 18:17
Plani 6 mld euro për Shqipërinë e vendet e rajonit, Gonzato: Shtysë e madhe nxitje për integrimin drejt BE-së

Një lajm të fantastik e quajti ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato marrëveshjen për planin e përkohshëm të rritjes për Ballkanin Perëndimor që u arrit në Bruksel dhe do të miratohet në mbledhjen e fundit të Parlamentit Europian para se të shpërbëhet. Plani parashikon 6 miliardë euro për fuqizimin e ekonomive të vendeve të rajonit.

“Kjo paketë është një shtysë e madhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Do të hapë mundësi të reja për popullin shqiptar dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit” shkruan Gonzato në një postim në rrjetin social X

 

 

Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Meta drejt SPAK? Basha: Nuk bëj parashikime, mbështesim prokurorinë! Duhet distancim total prej tij

Meta drejt SPAK? Basha: Nuk bëj parashikime, mbështesim prokurorinë! Duhet distancim total prej tij