POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pedagogu i Ekonomikut mbyllet në qeli, dënohet me 4 vite burg për trafik heroine në Itali

Ish-pedagogu i Fakultetit Ekonomik të Tiranës, është dënuar me 4 vite e 20 ditë burgim nga gjykata e Tiranës. Dritan apo Dritano Shoraj, ish-pedagog me gradë shkencore “Doktor” dhe simpatizant i Partisë Demokratike, është dënuar nga gjykata e kryeqytetit, e cila në mars 2019, ka vendosur të bëjë njohjen e vendimin penal të gjykatës së Venecias, ku pedagogu i Fakultetit Ekonomik ishte dënuar në mungesë për “Trafikimi i lëndëvë narkotikë në bashkëpunim”. Pedagogu Dritan Shoraj ishte pjesë e një organizate me 128 anëtarë, mes tyre edhe afrikanë dhe austriak që trafikonin kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Aktivitetin kriminal Shoraj e ka pasur gjatë viteve 1998-2000, ku ishte pjesë e kësaj organizate italo-shqiptare, me bazë në Venezia.

Sipas vendimit të gjykatës rezulton se i dënuari në bashkëpunim me persona të tjerë,në datën 2 maj 2000 kishte blerë një kilogram heroinë me koncetrancion të lartë të principit aktiv,një pjesë të së cilës ia kishte dorëzuar Riçardo Bortoleto, ngjarje e ndodhur në Milano, Pavia dhe Jesolo në periudhën kohore prill–qershor 2000. Dritan (Dritano) Shoraj rezulton se është arrestuar të premten më 9 nëntor 2018 ora 16:00 nga forcat operacionale të policisë së Tiranës në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të Interpol Romës. Shoraj është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana më datë 7 nëntor 2018 ndërsa prej vitit 2013 ai rezultonte i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Venezia. Prej dy vitesh Shoraj rezultonte në kërkim nga Interpol Roma dhe me urdher arrestin numër “129” lëshuar në maj të 2016-ës, për të shlyer dënimin me 4 vite e 20 ditë burg.

Eksponent i PD-së
Vendimi i dënimit është përcjellë tek autoritet shqiptare për ta ekzekutuar dhe bërë njohjen e tij në Shqipëri, duke i lënë mundësi Shoraj që dënimin Italian ta vuajë në burgjet shqiptare. Shoraj rezulton të jetë me origjinë nga Vlora, por është zhvendosur me banim në Tiranë. Shoraj nuk është një personazh i panjohur në Shqipëri. Ai njihet në kryeqytet si një eksponent i lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, ndërkohë që shpesh herë prezantohej në studio televizive si analist ekonomie. Në këtë mënyrë të sjelluri, Shuraj kishte arritur të mbulonte me mjeshtëri aktivitetin e tij kriminal të kryer në Itali dhe dënimin e tij, duke u sjellë në Tiranë si akademik. Por me sa duket emri i tij ka qënë i njollosur në dokumentat e prokurorisë së Venecias, ku pas dënimit, autoritet e drejtësisë Italiane, kanë kërkuar që personi që ata e kishin dënuar për trafik droge të arrestohej. Por trafikanti i drogës në itali, ishte natyralizuar në Doktor Shkencash në Shqipëri, madje dhe ishte punësuar në Fakultetin më të kërkuar për të rinjtë Shqiptarë, Fakultetin Ekonomik. Prej vitit 2012 Shoraj është punësuar në këtë universiet si pjesë e Departamentit Menaxhimit. Gjatë këtyre viteve Dritan Shoraj jepte lekesione për studentët në tre lëndë të ndryshme,si Etikë Biznesi, Qeverisje Koorporatash dhe Menaxhim Biznesi.


Aktivitet pedagogjik
Shoraj studimet e larta i ka përfunduar për “Financë” pranë Universitetit të Neë York Tiranë. Më tej, po në këtë universitet në 2008 ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi. Në 2014, mer titullin Doktor Shkencash në Ekonomi, pranë Universitetit të Tiranës. Ai ka realizuar një sërë studimesh shkencore dhe ka marë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në USA, Kanada, Paris- Francë, Prag- Çeki, Selanik-Greqi, Firence-Itali, etc. Gjithashtu, ai është një ndër krijuesit dhe Drejtues Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik. Ndërkohë është konsulent financiar në projekte të ndryshme në institucione vendase e të huaja. Si dhe ekspert i jashtëm i Delegacionit të Unionit Europian në Shqipëri.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Alvi: 28/05/2019 12:11

    ju thoni eshte denuar dhe duhet te ishte ne burg ai plehra leviz lirshem

    Përgjigju
  • S.P.A.K: 15/05/2019 12:06

    vetem ne albanistan ndodh

    Përgjigju
    • Kafsha: 16/05/2019 09:34

      Ik or fundrrin greke

  • lina: 15/05/2019 04:31

    Sa leke i kishte marre Dhori Kule per ta punesuar?

    Përgjigju
    • Ina: 15/05/2019 06:46

      Ti Po ke inat se ishte i aft?

  • xXx: 14/05/2019 23:32

    Ky doktori i shkencave do të ketë mundësi tani,që ta studiojë në qetësi teoremën e Pitagorës...

    Përgjigju
    • xXx: 15/05/2019 08:31

      Për çfarë mund të ketë njeriu inat për një tip si ky vetëm ti Ina arrin ta konceptosh?Unë thashë thjesht që do studiojë i qetë meqë është tip studiuesi...

    • Ina: 15/05/2019 06:49

      Ti ke inat se ishte i ditur? Ben mir ta mbyllesh ate goj te qelbur .

  • Arif qafoku: 14/05/2019 20:44

    Me vjen keq per kete djale se ishte elita e Vlores.por e dinte te lehte qe te bente karier duke u mare me mutra.vajti te vendi.

    Përgjigju
  • VlorëTëNdritiFatiTëZbritiMutiNgaFshati: 14/05/2019 20:23

    Dhjar muti.

    Përgjigju
    • Berti: 15/05/2019 12:52

      Me mire pabuks o Ermal sesa nje trafikant bq si ky doktori i shkencave te ekonomise se droges. Gangestera jeni ju qe po e coni jeten burgjeve si qen dhe duke ju ardhur femijet e grate neper takime. Ik rrini ne rradhe si plehra atje ne burg per ta takuar. Kujdes kur te kontrollojne vajen dhe gruan e ketij trafikanti studioz.

    • Ermal: 14/05/2019 20:44

      Dhjar je ti o pabuks qe ben si gangster tastiere