Pekini teston miliona banorë pas shpërthimit të ri të COVID-19

Pekini teston miliona banorë pas shpërthimit të ri të COVID-19

Punëtorët shëndetësorë kinezë duke vendosur barriera metalike

Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin kanë rritur të hënën përpjekjet për të penguar përhapjen e koronavirusit, pas identifikimit të një shpërthimi të ri në një bar të njohur për pije të lira alkoolike dhe turma të mëdha.

Shpërthimi i ri, i së paku 200 rasteve që lidhen me këtë bar – i cili është rihapur javën e kaluar pas kufizimeve për pandeminë tregon sa e vështirë do të jetë për Kinën të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID”, teksa pjesa më e madhe e botës është duke tentuar të mësohet që të jetojë me virusin.

Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit ku gjendet bari ka nisur të hënën testimin masiv të 3.5 milionë banorëve.

Deri më tani janë identifikuar 10,000 kontakte të ngushta që janë vënë në izolim.

Sipas dëshmitarëve, nëpër lagje janë instaluar barriera të mëdha metalike dhe punëtorët shëndetësorë janë parë duke dezinfektuar të gjitha ambientet.

Shpërthimet e reja me koronavirus janë duke rritur shqetësimet për ekonominë e Kinës dhe ndikimin në botë.

Ky shtet është ende duke marrë veten pas izolimit dymujor në Shangai, qytetit më komercial kinez./REL

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)