Peleshi thirrje fermerëve nga Korça: Aplikoni për të përfituar nga skema e naftës falas, i kemi mbajtur premtimet! Sfida të tjera në mandatin e 3-të

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në cilësinë e drejtueist politik të qarkut të Korçës u takua me fermerë të zonës në fshatin Dvoran, ku ndërsa diskutoi për problematikat, vuri në dukje edhe investimet e bëra në vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste sa i përket bujqësisë.

I shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ata vunë në dukje realizimin e disa projekteve në këtë zonë siç është ujësjellës, i cili ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve të Dvoranit dhe Kamenicës.

Po ashtu një tjetër problem, që është vënë në rrugën e zgjedhjes gjatë dy mandateve të PS-së në këtë zonë është edhe regjistrimi i tokës bujqësore, çështje që ka qenë një gangrenë për Dvoranin. Ministri Peleshi teksa foli për gjendjen ku ishte vendi 8 vite më parë tha se në gjysmën e bashkive e komunave fondet përdoreshin më shumë për paga se sa për investime, ndërsa tani situata ka ndryshuar totalisht. Ndërkaq ministri Peleshi u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë deri më 30 mars për të përfituar nga skema e naftës pa taksa.

“Afati është shtuar deri në fund të marsit, të gjithë ata që plotësojnë kushtet të nxitojnë të përfitojnë nga kjo incentivë. Çështja e subvencioneve, unë e di që asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, madje edhe në vendet e BE-së është ky diskutim, por janë në rritje. Nuk është rrugë e lehtë, nuk janë punë që zgjidhen me një të rënë të lapsit, por e rëndëisshme është që nga takimi në takim ne kemi ç’themi. Edhe në Dvoran është bërë ujësjellësi, janë bërë disa rrugë. Nuk është se jemi në vend numëro, nuk është se jemi si ata të tjerët. Ndaj meqë jemi në prag të zgjedhjeve unë dua të bëj apelin që të ngrihemi mbi ndonjë pakënaqësi për ndonjë punë të pakryer dhe të shikojmë punët e kryera, sepse besoj që e kemi treguar qoftë në nivel vendor me bashkinë, qoftë në nivel qendror me qeverinë që kemi vullnetin, kemi guximin, kemi edhe vendimmarrjet dhe faktet që po bëjmë punë të për të ecur përpara”, u shpreh Peleshi, në takimin me fermerët e Dvoranit.

Në diskutim me ta, zoti Peleshi premtoi mbështetjen e qeverisë dhe pushtetit vendor për çështjet që i shqetësojnë fermerët edhe sa I përket grumbullimit apo tregtimit të produkteve të zonës.

Sakaq Peleshi tha se premtimet janë mbajtur, ndërsa shoi nse sfida të tjera i presin në mandain e 3.

"Të ngrihemi mbi ndonjë pakënaqësi por dhe të tregojmë punët e kryera. E kemi treguar se po bëjmë punë për të ecur përpara, i kemi mbajtur premtimet. Sfida të tjera na presin në mandatin e 3", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/03/2021 23:03

    Kane kaluar 8 vjet dhe ju tani qe erdhen votimet u kujtuat te jepni naften pa aksize kuptohet do ta marin ata qe kane mik e shoke dhe ata qe japin ryshfet ndryshe nuk ka gje dhe ju thoni i kemi mbajtur premtimet sa turp , jemi vendi qe ka cmimin me te larte ne bote te karburantit ne krahasim me rrogen po nuk ka faj qeveria se ky popull nuk ngrihet kurre te kerkoje te drejtat e veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar