Pëllumb Pipero merr titullin 'Qytetar Nderi' në Skrapar mes përqafimeve, organizohet ceremoni në kohë pandemie (VIDEO)

Doktor Pëllumb Pipero u nderua sot me titullin e lartë “Qytetar Nderi” në qytetin e Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit, në një kohë kur janë të ndaluara grumbullimet e përqafimet për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pipero u prit me buqeta me lule e përqafime nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, edhe pse kjo është e ndaluar. Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit, Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok. Pëllumb Piperos,me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë,veçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19”.

Në ceremoninë e organizuar mesditën e sotme përpara bashkisë së qytetit të Skraparit kanë qenë të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor por edhe deputetë, ministra, qytetarë të Skraparit si dhe kolegë e familjarë të Piperos.

Kryebashkiaku i Skraparit,Adriatik Mema,është shprehur se,në kohën më të vështirë që kaloi dhe po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kur të gjithë ishin në gadishmëri për ti bërë ballë këtij armiku të padukshëm e të kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve në gjithë globin, ishin bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët ata të cilët të rreshtuar në frontin e parë të kësaj lufte dhe me punën e tyre,sakrificën,dashurinë për njerëzit,u shndërruan në heronjtë e vërtetë të përballimit të kësaj situate të pazakontë.

Memaj ka deklaruar se,të gjithë jemi dëshmitarë të kontributit profesional dhe human të mjekëve,deri në kufijtë e lodhjes së tejskajshme,për tu shërbyer njerëzve të prekur nga ky virus dhe që në asnjë moment nuk u dorëzuan.

“Profesor Pëllumb Pipero,me punën e tij në ndihmë të pacientëve të prekur dhe me këllishat e tij publike dhe të çmuara,u shndërrua në njeriun që përçonte qetësi e siguri tek qytetarët në mbarë vendin tonë. Ai ka qenë dinjitoz në çdo dalje të tij mbrëmjeve në televizione,ku qytetarët prisnin me padurim këshillat e tij”, ka thënë Memaj.

Pas marrjes së titullit,prof.dok.Pëllumb Pipero u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh të qytetarit të nderit që mori sot nga Këshilli Bashkiak i Skraparit,me inisiativën e shumë qytetarëve dhe kolegëve të këtij qyteti.

“Është nder,obligim dhe përgjegjësi e madhe të kesh titullin “Qyterar Nderi” Skraparit,një qyteti që nuk i kanë munguar as burrat dhe as gratë,as pedagogët, akademikët,mjekët,deputetët e ministrat. Kjo pandemi evidentoi shumë vlera të shoqërisë njerëzore,evidentoi solidaritet, mirëkuptim,përkushtim,respektim të normave të veçanta e shpesh të detyruara që nuk ishin të dashura por të domosdoshme. Në këtë pandemi unë dhe kolegët e mi kemi bërë thjesht detyrën dhe unë si pjesë e kësaj gjenerate mjekësh do të vazhdoj të bëj detyrën time të mjekut deri në fund”,ka thënë Pipero.

Mjeku i shquar Pëllumb Pipero ka lindur dhe është rritur në fshatin Lishanjë të rrethit të Skraparit,nga i cili u largua drejt fakultetit të mjekësisë pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare dhe të mesme, me rezultate të shkëlqyera.

1600448051_pip.jpg

Doktor Pëllumb Pipero në Skrapar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YLLI: 18/09/2020 23:11

    PELLUMBI DUHET TE SHPALLET NDERI I KOMBIT ,,E MERITON PELLUMBI KETE TITULLL,,,KA VENE JETEN E TIJ PER TI SHERBYER ME DEVOCION POPULLIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri