Pëllumbi për Report Tv: Kam parë çdo gjë në Kuvend, por opozitë që largohet jo! Parlamenti i sotëm, punë të sforcuar

TIRANË- Ka drejtuar Kuvendin në vitet 2002-2005, konflikte, zgjedhje  të parakohshme, e greva brenda Kuvendit, por opozita asnjëherë nuk e ka braktisur këtë institucion. Servet Pëllumbi, i cili ishte në krye të këtij institucioni gjatë kësaj periudhe, thotë se ky është një rast i paprecedentë që në 100 vjetorin e parlamentarizmit pak kënd bën krenar.

“Parlamentin shqiptar e shoh në detyrën e vet, por fatkeqësisht ka vend për kritika. Një parlament ku opozita është larguar ka djegur mandatet, do të bëjë një punë të sforcuar megjithëse ka mazhorancën dhe nga pikëpamja kushtetuese është i ligjshëm dhe duhet të funksionojë normalisht. Kjo është një tërheqje vëmendje për ata që dogjën mandatet, duke djegur përfaqësimin që u ka dhënë populli”, tha ai.

I tërhequr nga politika aktive, ai deklaron se situata të tilla nuk duhen përseritur.

“Situata të tilla nuk njoh që të kenë ndodh në parlamente të tjera dhe nuk duhen përsëritur. Ky duhet bërë shembull që asnjëherë situata të tilla të mos vinë në parlamentin shqiptar.  Le të mësojmë nga periudha 100 vjet përpara, që nga Kongresi i Lushnjës, edhe pse kishte arsye shumë më tepër për divergjence, konflikte, ashpërsim, kishte figura që me fjalën e tyre, me të vërtetë i dhanë kontribut të vërtetë parlamentarizmit dhe popullit shqiptar”, u shpreh Pëllumbi.

Ky 100 vjetor e gjen parlamentin shqiptar me trazira të shumta politike. Me një opozitë të dalë jashtë, një opozitë të re dhe një mazhorancë e cila duket se ka timonin e këtij institucioni.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher