Pema e Vitit të Ri e Shqipërisë nën
diktaturë ekspozohet në Bunk'Art

Pema e Vitit të Ri e Shqipërisë nën<br />diktaturë ekspozohet në Bunk'Art<br>
Ajo që në gjithë botën e krishterë quhet “Pema e Krishtlindjes”, në Shqipëri është quajtur gjatë 45 viteve të komunizmit “Pema e Vitit të Ri”. Kjo pemë është ekspozuar në Bunk'Art 1 dhe Bunk'Art 2. Megjithëse shumë historianë mendojnë se ka origjinë pagane, bredhi i zbukuruar si për festë konsiderohej si një simbol fetar e kështu diktatori Enver Hoxha kishte urdhëruar ta quanin ndryshe. Në Bunk'Art1 dhe në Bunk'Art2 qytetarë shqiptarë, të rinj e të moshuar, turistë mund të kujtojnë dhe të shohin se sa e varfër, por edhe kreative ishte Pema e Vitit të Ri në kohën kur Shqipëria ishte e izoluar nga e gjithë bota. Zinxhirë me fleta punëdore me ngjyra, pambuk në imitim të dëborës, kartolinat e ardhura nga miqtë, të afërmit, kolegët e fqinjët, kapele prej kartoni, ishin disa prej zbukurimeve që pasuronin festat e shqiptarëve në kohën e diktaturës komuniste.Sot turistë e kushdo mund të kujtojnë ato kohe duke berë edhe foto.

[gallery]25179[/gallery]
Po ç'dimë më shumë për historinë e pemës së Vitit të Ri? Ja si e trogojnë kuratorët e Bunk'Art:

Pema e Krishtlindjes, origjina e së cilës daton diku nga fundi i 1500-ës, besohet se në Shqipëri ishte e pranishme në banesat e më të pasurve që nga vitet '20, kur në pushtet ishte Mbreti Zog. Tradita u përtëri në vitet ’60 dhe vazhdon pa ndërprerje sot e kësaj dite. Pema e Vitit të Ri që shihni eshte zbukuruar sipas zakoneve dhe mundësive që kishin shqiptarët në periudhën e komunizmit. Topthat ngjyra-ngjyra, që përdoreshin në pjesën tjetër të Evropës, këtu zëvendësoheshin me zbukurime prej letre me ngjyre të prera me dorë, me kartolina të ardhura nëpër vite nga miq e të afërm nga brenda dhe rralle nga jashte Shqiperisë, që kishin arritur në destinacion duke kapërcyer kontrollin e censurës, si dhe me tufa pambuku që simbolizonte borën.

pema bunk art

Natyrisht që nuk kishte asnjë lloj drite me ngjyra. Kush nuk kishte mundësi të gjente një bredh të freskët (në treg nuk kishte pemë plastike siç mund të gjesh sot), zbukuronte me letra me ngjyra lulet e shqiponjës, që ishin tipike në të gjitha banesat. Tradita e dhuratave ishte e panjohur, por më të vegjlit festonin rreth pemës me kapele në formë konike, mbi të cilat ishte shkruar Viti i Ri. Pema e Vitit të Ri e zbukuruar në këtë mënyrë duket si sinteza dhe simboli i një Shqipërie të detyruar të jetonte në varfëri, por që, pavarësisht nga gjithshka, përpiqej ende të qendronte e lidhur me traditat perëndimore.

Për të gjithë të moshuarit të cilët duan të kujtojnë vitin e ri në kohën e diktaturës dhe për të gjithë të rinjtë apo fëmijët të cilët kanë kuriozitetin të mësojnë mbi atmosferën e festave të fundvitit në komunizëm, Bunk'Art ngacmon kujtesën tuaj me një pemë të thjeshtë të atyre viteve. 

pema bunk art


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit