Përmbytet Kombinati/ Veliaj i kthehet Berishës dhe Vasilit: Ju me qeverinë tuaj vodhët fondet e kanalizimeve

Përmbytet Kombinati/ Veliaj i kthehet Berishës dhe Vasilit: Ju me qeverinë tuaj vodhët fondet e kanalizimeve

Petrit Vasili, Sali Berisha dhe Erion Veliaj

Mjaftuan disa reshje intensive të rëna sot në Tiranë që për nje kohe te shkurtër nje nga rruget ne zonen e ish-kombinatit të permbytej duke shkaktuar probleme të medha në qarkullimin e automjeteve. Kjo situatë solli akuza politike nga ish-opozita, dhe nxorri në pah një abuzim të mbartur nga ish-qeveria, vetë PD dhe LSI kur ishin në pushtet.

Bëhet fjalë për projektin japonez të kanalizimeve, për të cilin tre ish zyrtatë te Ministrisë së Transporteve në kohën e qeverisë PD-LSI janë në hetim për vjedhje fondesh. Ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe Petrit Vasili i LSI që akuzuan bashkinë për propagandë me investimet teksa Rruga “Misto Mame” u përmbyt nga reshjet. Por në një reagim, Bashkia e Tiranës thotë se ishin pikërisht drejtuesit e opozitës të tanishme qe në atë kohë e bllokuan projektin.

Bashkia njofton gjithashtu se po vijon me intensitet të plotë investimet në kanalizimet e qytetit.

"Dy zyrtarë të PD dhe LSI, alternativa e vetme e të cilave për qytetarët është të mbjellin dhunë dhe shkatërrim në qytet, na u shfaqën sot gjoja të “shqetësuar” pse rreshjet e dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë vështirësuan qarkullimin në një nga rrugët e Kombinat.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër arsyen pse në zonën e “Misto Mames”, pati probleme me kanalizimet. E dinë mirë sepse ata janë bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e Kombinatit.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë sepse të paktën 3 ish zyrtarë të Ministrisë së Transporteve (në kohën kur qeverisnin bashkë), janë kallëzuar dhe janë në ndjekje penale pikërisht për shpërdorimin e fondeve të projektit japonez, i cili duhet të kishte përfunduar në vitin 2014.

I kujtojmë Sali Berishës dhe Petrit Vasilit se me vjedhjen e fondeve të projektit që do ta bënte Tiranën me kanalizime, ish zyrtarët e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milion eurosh.

Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet të plotë investimet në kanalizimet e qytetit, por sidomos në përmirësimin e shërbimit me ujë të pijshëm për qytetarët. Tirana ua ka treguar me kohë vendin kujtdo që si alternativë ka vetëm gjumin, e këtë do ta tregojë edhe në zgjedhjet e ardhshme", thuhet në reagimin zyrtar të Bashkisë.

Lidhur me situatën e përmbytjeve ish-kreu demokrat Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili hodhën akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qeverisë duke e quajtur atë fajtore për situatën e krijuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spaku: 14/04/2019 20:09

    U zgjuan dy plerat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja