Pengesa e fundit, e propozuara e Trump për ambasadore në Shqipëri në 29 Tetor para Senatit

Pengesa e fundit, e propozuara e Trump për ambasadore në Shqipëri në 29 Tetor para Senatit

Yuri Kim

Diplomatja Yuri Kim, që është propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për ambasadore në Tiranë do të dalë në një seancë dëgjimore para Senatit në datë 29 tetor.

Seancë dëgjimore ne komisionin e jashtëm të Senatit është pengesa e fundit përpara se Kim të marrë miratimin për të udhëtuar drejt Shqipërië në detyrën e re. Kim u propozua nga Trump në qershor për të zëvendësuar Donald Lu. Ajo është një diplomate karriere që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan.

Yuri Kim me origjinë aziatiko-amerikane është zyrtare e lartë e shërbimit të jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Në Departamentin e Shtetit ajo ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore. Më herët ajo ka qenë drejtoreshë për qendrën e studimeve për diplomaci në DASH, si dhe shefe e kabinetit e zv.sekretarit të shtetit.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Në këtë rol, ka qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut.

Gjithashtu Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut. Diplomatja Yuri Kim e propozuar nga presidenti Trump pritet të zërë vendin ambasadorit Donald Lu të larguar në maj të 2018-ës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 23/10/2019 17:50

    Si ka mundsi vetem kinezeri vjen ketu në Shqiperi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?

Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?