Pengesë për zbatimin e urdhrit të gjykatës, dhunë ndaj bashkëshortes dhe grushte në rrugë, arrestohen 13 persona në 48 orë në Tiranë

Pengesë për zbatimin e urdhrit të gjykatës, dhunë ndaj bashkëshortes dhe grushte në rrugë, arrestohen 13 persona në 48 orë në Tiranë

13 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës në 48 orët e fundit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Më konkretisht janë arrestuar K. GJ., 53 vjeç dhe S. GJ., 30 vjeç, të cilët dyshohet se janë babë e birë dhe me vetëgjyqësi, duke penguar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, kanë pushtuar tokën e shtetasit M. S., si dhe kanë kundërshtuar policinë për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Konferenca e Pezës'.

Ndërkohë efektivët e komisariatit numër 5 kanë arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar më inicialet G. K në Barhore, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. Në pranga ka rënë edhe një 34-vjeçar me inicialet L. S, pasi në në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Sakaq është arrestuar një 46-vjeçar me inicialet S. D, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

8 personat e tjerë kanë një të përbashkët, pasi janë arrestuar për shkak të shkeljeve rrugore. Më konkretisht

N. B., 51 vjeç, pasi në rrugën "Teodor Keko", pas një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen dhe pas shpërndarjes të copave të betonit në mënyrë të çrregullt është përplasur me to edhe motori me drejtues shtetasin K. A. dhe pasagjer M. K., të cilët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

M. M., 25 vjeç, pasi në rrugën "Aleksandër Moisiu", është kapur në flagrancë duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse.

A. K., M. Q. dhe K. F., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

F. R., 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar këmbësorin T. Sh., 76 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

M. Sh., 68 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri, ka aksidentuar këmbësoren S. M., 74 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

A. D., 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vishje-Farkë”, ka aksidentuar shtetasin H. D., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

S. D., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë