Pengu i Kadri Roshit, regjisori publikon 40 sekondat e artistit nën petkun e Ali Pashë Tepelenës (VIDEO)

Një nga pengjet e artistit të njohur Kadri Roshi ka qenë të luante rolin e Ali Pashë Tepelenës. Disa vjet pas prezantimit të dokumentarit “Butrinti i gjallë” regjisori Petrit Ruka, i cili pati fatin të realizonte në film jetën e aktorit të mirënjohur Kadri Roshi (1924-2007), nga Mallakastra në Tiranë, e më pas tek angazhimet e tij në teatër edhe kinematografi, prezanton gjatë kësaj periudhe vetëm 40 sekondat e rralla të artistit nën petkun e Ali Pashë Tepelenës, teksa i dërgonte një letër Napoleonit.

“Nga fondi im filmik po ju dhuroj një tjetër çast të art me Kadri Roshin. Sekretari i Ali Pashë Tepelenës i lexon Pashait kokëkrisur një letër përgjigje për Napoleonin e madh plot epitete lavdëruese. Aliu nuk qe dakord dhe i diktoi letrën e tij, më të shkurtrën në botë që perandori francez kish marrë ndonjëherë në jetë. E kush tjetër mund ta përcillte këtë krenari rrebele më mirë se sa legjendari Kadri Roshi. Ndiqeni këtë mrekulli 40 sekondëshe!” shkruan regjisori edhe poeti Petrit Ruka, për xhirimet e kryera në vitin 1997.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar