Për arrestimin e Henrit 'tim' dhe Henrit të të gjithëve

Për arrestimin e Henrit 'tim' dhe Henrit të të gjithëve

Lajmin mbi arrestimin e Henrit e mora vesh të premten, një ditë pasi kishte ndodhur. Më duhet të them se u kapa në befasi. Ishte si të dëgjoja një gjë të pamundur, të pabesueshme. E nuk ishte thjesht arrestimi. Edhe akuza është tronditëse.

Mendojeni pak! Flitet mbi përpjekje për të manipuluar drejtësinë në të mirë të ca njerëzve që janë dënuar për vrasjen e një polici të republikës.

Dhe mua këto nuk më puqen me Henrin që unë njoh, që është botuesi i librave të mij prej vitesh, që është ai që më ka financuar me logjikë mecenati, d.m.th në këmbim të asgjëje, gazetën online Respublica (në kohët që ajo ishte e imja), që është punëdhënësi që pagesat m’i ka bërë gjithë kohën vetëm në rrugë bankare, që ka bërë UET-in (një prej universiteteve më të mira private).

Ky ka qenë Henri “im”, të cilin nuk ma ka bërë asnjëherë të largët Henri “i të gjithëve”, d.m.th sipërmarrësi që është përdorur e ka përdorur, që ka kërcyer majtas e djathtas, që ka qenë i afërt me Berishën, Ramën, Metën, Bashën, e me të shumtit e eksponentëve të jetës publike shqiptare, që ka qenë pjesë organike e establishmentit politik e ekonomik, që ka miq e armiq (më shumë armiq sesa miq, supozoj), që i pëlqen shumë “mettersi in piazza”, që e shijon shumë famën, vizibilitetin, ndikimin publik, që nuk ka lënë përpjekje pa bërë me synimin për ta kapitalizuar këtë ndikim publik.

Unë, ç’është e vërteta, nuk pretendoj se e njoh Henrin si sipërmarrës, nuk kam ide se ç’bën ai me bizneset e veta, se si i ecin ato, por kam përshtypjen se është, në versionin më “monstër”, një biznesmen tipik shqiptar, një biznesmen i kohëve që kemi jetuar e jetojmë.

Këto konsiderata, sidoqoftë, nuk kanë rëndësi. Sepse në këtë mes nuk kanë rëndësi mendimet e askujt. Rëndësi ka që drejtësia të lejohet të bëjë punën e vet e të hedhë dritë të plotë, mbi atë që ka ndodhur. Madje, jo vetëm duhet të lejohet, por edhe duhet të inkurajohet e të mbështetet.

Veçse jo kështu si e ka nisur, me rrjedhje “të paqëllimshme e të pafajshme” informacioni, me insinuata ndaj ndonjë “zyrtari të gjykatës së lartë” (është e çuditshme që rrjedh çdo gjë prej dosjes, por jo emri i këtij zyrtarit), me kryepolicin e Republikës që e sheh të udhës të dalë vetë për të informuar publikun mbi këtë aksion, me ministrin e brendshëm e kryeprokurorin që dalin e na e shesin arrestimin e Çilit si “fryt të reformës në drejtësi”, etj.

E megjithatë, pavarësisht këtyre çudive në këtë proces që sapo ka filluar, askush nuk ka bërë ndonjë spekulim mbi pilotimin politik të këtij procesi. Dhe kjo është një gjë e mirë, që krijon një klimë të paqtë hetimi e gjykimi e që nuk të jep arsye të dyshosh në drejtësinë e vendimit që do të merret në fund. Dhe kështu, nëse akuzat që janë bërë ndaj Henrit do provohen nga një gjykatë (sepse gjykata është që i provon, nuk janë policët e prokurorët; aq më pak inkuizitorët online), unë sigurisht që do tronditem, madje më shumë sesa prej arrestimit të tij, por nuk do kem zë për ta marrë në mbrojtje. Madje, as për të shprehur keqardhje. Sepse, përsëris, gjërat që thuhen në adresë të tij janë të rënda.

Në daltë ndryshe, mua sigurisht do të më vijë shumë mirë. Madje, do dal të bërtas: Halleluja! Dhe do të bëj një Henri’s Party./ Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari ne Shen Peterburg: 29/02/2020 19:57

    Si ka mundesi qe ti sje ne burg. Ketu flitet qe ti je paguar nga "inzikucionet" ruse per te shpaguar muslimanizimin e shqiptareve duke e tradhetuar Shqiperine ne interesat e saj. O zot cfare behet ne Shqiperi..jep mend gjarpri si duhet te sillesh me bishtin e zhapikut .. Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit